Pas koncesionit të pullave fiskale, mbyllja e të cilit po diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe pritet të votohet në seancën e fundit të Kuvendit për këtë legjislaturë, atë të datës 25 Korrik, sot Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Financave, vendosi të mbyllë edhe koncesionin e markimit të karburanteve.
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.612, DATË 5.9.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT “PËR AKCIZAT””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tё neneve 54, pika 5, 108 e 109, të ligjit nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tëFinancave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.612, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat””, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 50/1 ndryshon në titull dhe në përmbajtje, si më poshtëvijon:
“Neni 50/1
Statusi i personave të autorizuar për veprimtarinë e pullavefiskale
Për qëllime të neneve 40-43, të seksionit 8, të kreut V, të ligjit, personi juridik publik i autorizuar nga Këshilli i Ministrave përprodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale duhet të marrëstatusin e depozituesit të miratuar prodhues.”.
Neni 2
Pika 2, e nenit 102, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. “Shënjues” ёshtё një substancë apo element, prezenca e sëcilës/të cilit, në përgjithësi, nuk është e dukshme, por zbulohetme anë të reaksionit kimik, biologjik ose të proceseveteknologjike.”.
Neni 3
Pas nenit 102 shtohet neni 102/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 102/1
Procedurat për ngjyrimin/shënjimin për nënproduktet e naftësme përjashtim apo reduktim nga akciza
Nënproduktet, të cilat përfitojnë përjashtim apo reduktim ngapagesa e akcizës ngjyrosen dhe/ose shënjohen sipas procedurëssë përcaktuar në nenet 103-109, të këtij vendimi.”.
Neni 4
Pas nenit 109 shtohen nenet 109/1 dhe 109/2, me këtëpërmbajtje:
“Neni 109/1
Shënjimi/ngjyrimi i produkteve energjetike, që i nënshtrohenpagesës së akcizës
1. Për qëllim të ushtrimit të kontrollit nga administratadoganore, produktet, të cilat kanë detyrim pagimin e akcizës, mund të shënjohen/të ngjyrosen. Produktet e shënjimit janëproduktet e bardha (gazoil dhe benzen), produktet e zeza (solar dhe mazut), lëndët djegëse dhe produktet e ndërmjetme, specifikisht produktet me emërtimet dhe klasifikimin tarifor tëNKM, si vijon: gazoil (27101943, 27101946 dhe 29101948), benzinë pa plumb (27101241, 27101245 dhe 27101249), solar/mazut (27101962, 27101964, 27101968). Administratadoganore është përgjegjëse për administrimin e procesit tëshënjimit/ngjyrimit.
2. Substancat, që përdoren si shënjues/ngjyrues për qëllimekontrolli, njihen si të përshtatshme nga një komision i posaçëm, ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për financat, përparapërdorimit të tyre për herë të parë në territorin kombëtar. Këtosubstanca importohen vetëm nga administrata doganore.
3. Procesi i shënjimit/ngjyrimit realizohet përpara kryerjes sëpagesës së akcizës dhe shoqërohet me një dokument, që vërtetonkryerjen e shënjimit/ngjyrosjes.
4. Mbikëqyrja dhe kontrolli është procesi që kryhet ngaadministrata doganore me anë të teknologjisë së posaçme nëdispozicion të saj, nëse këto produkte janë shënjuar/ngjyrosur.
5. Asnjë nga produktet e akcizës, për të cilat është i detyrueshëmshënjimi/ngjyrimi, nuk mund të hidhet për konsum/qarkullim tëlirë i pashënjuar/i pangjyrosur.
Neni 109/2
Porositja dhe kryerja e shërbimit të shënjimit/ngjyrimit
1. Procesi i shënjimit/ngjyrimit kërkohet nga subjektet dherealizohet përpara kryerjes së pagesës së detyrimeve të akcizëspër produktet e shënjimit/ngjyrimit në zotërim të subjekteve tëdetyruara.
2. Kërkesa duhet të specifikojë:
a) identitetin e subjektit, që kërkon kryerjen e shërbimit tëshënjimit;
b) veprimtarinë tregtare të zhvilluar nga subjekti zotërues iproduktit të shënjimit;
c) llojin e produktit;
ç) vëllimin e produktit;
d) vendndodhjen e produktit dhe mënyrën e ruajtjes së tij.
3. Kërkesat e marra regjistrohen në regjistrin e posaçëm tëporosive. Në përfundim të shënjimit/ngjyrimit, subjekti pajisetme dokumentin përkatës, që vërteton kryerjen e shënjimit/ngjyrimit.
4. Procedura më të hollësishme pёr administrimin e procesit tëshënjimit/ngjyrimit, si dhe mbikëqyrjen e kontrollin e tijpërcaktohen me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm tëDoganave, i cili publikohet në “Fletoren zyrtare”.”.
Neni 5
Vendimi nr.498, datë 30.5.2013, i Këshillit të Ministrave, “Përprocedurat e shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve tënaftës”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 6
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi nëdatën 9.8.2024.

