Planifikimet e zgjuara nuk kërkojnë detyrimisht angazhime afatgjata. Pavarësisht nëse po mendoni për shpenzime familjare, një projekt të ri personal apo thjesht një mënyrë të sigurt për të ruajtur kursimet tuaja – zgjidhja është e thjeshtë dhe e menjëhershme është depozita 4-Mujore, nga OTP Bank Albania.
Ky produkt i ri depozitues, me afat ndryshe nga formatet klasike të depozitave prej 3 muaj, 6 muaj, 12 muaj ose më shumë, ofron fleksibilitet maksimal dhe përfitime të menjëhershme, me një normë fikse interesi vjetor prej 1.4% në LEK dhe 1% në EUR.
Përse ta zgjidhni këtë depozitë?
- E përshtatshme për çdo plan: Qoftë për një qëndrim sezonal në Shqipëri apo për të përballuar shpenzime të afërta, kjo depozitë është zgjidhja e duhur për një afat të shkurtër.
- Filloni menjëherë: Mjafton një shumë minimale prej 50,000 Lekë ose 500 Euro për të nisur kursimin tuaj të sigurt.
- Rritje automatike: Kursimet tuaja rinovohen automatikisht në maturim – pa nevojë për procedura shtesë, nëse dëshironi ta mbani depozitën aktive.
Vera është momenti ideal për të menduar për të ardhmen, jo vetëm për të shpenzuar për pushime ose nevoja të tjera, por edhe për të kursyer. Nëse sapo keni ardhur në Shqipëri ose thjesht kërkoni një mënyrë efikase për të menaxhuar fondet tuaja gjatë kësaj periudhe, Depozita 4-Mujore nga OTP Bank Albania është mënyra e zgjuar për të fituar më shumë – pikërisht kur ju duhet.
