Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ulen më tej normat maksimale të interesit për kreditë konsumatore

07:41 - Korrik 12, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka publikuar ashtu siç bën çdo 6 muaj, duke nisur nga viti 2022, normat maksimale të interesit për kreditë konsumatore. Vihet re në tërësi një rënie e normave të interesit në pjesën më të madhe të linjave të kredive konsumatore.

Kështu, në linjën më të aplikuar të kredive konsumatarore, sidomos nga institucionet financiare jobanka, atë për shumat deri në 200 mijë lekë, ka një zbritje të mëtejshme, duke arritur në 95.19%, nga 100% që ishte në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Bazuar në vlerësimet dhe kalkulimet, duhet theksuar se NEI, ose norma efektive e interesit, përfshin normën nomimale të interesit, komisionet e aplikuara nga institucioni që jep kredinë, si edhe të gjitha kostot e tjera të kredisë që i transferohen klientit.

Për shumat deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal për overdraftet ka ka një rritje të lehtë, në 18.71%, nga 18.6% që ishte në 6-mujorin e parë.

Për kartat e kreditit, NEI maksimal është ulur në 26.27%, nga 27.4% që ishte më parë.

Ulje ka shënuar norma efektive e interesit edhe sa i përket linjës së kredive nga 200 mijë lekë deri në 600 mijë lekë, duke zbritur në 37.43%, nga 40.6% që ishte në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Në rastin e overdrafteve, edhe për këtë linjë kredie ka një rritje, duke arritur në 18.77%, nga 17.55% që ishte më parë.

Zbritje të ndjeshme të NEI-t është shënuar për kreditë konsumatore me vlerë nga 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë, ku tashmë për 6-mujorin e dytë të vitit ato do të jepen me një NEI maksimal prej 12.41% nga 15.6% që ishte më parë.

Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të vitit 2022, pas shqetësimeve të ngritura për aplikimin e normave shumë të larta të interesit. Që prej aplikimit të rregullores së re të Bankës së Shqipërisë, NEI maksimal ka pësuar një rënie të fortë, duke zbritur nga 171.41% që ishte për kreditë me vlerë të vogël deri në 200 mijë lekë, në 95.19% që është aktualisht.  Ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë kredi konsumatore norma e interesit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter