Kërkesat e shtetasve të huaj për azil në vendin tonë shënuan rënie të ndjeshme vitin e kaluar, ashtu siç ranë edhe kërkesat për shtetësi shqiptare.
Referuar të dhënave të Instat, në vitin 2024, rezultojnë 104 azilkërkues, duke shënuar rënie me rreth 60%, krahasuar me 261 azilkërkues në vitin 2023.
Azilkërkuesit në Shqipëri sipas vendeve kryesore të origjinës:
o Afganistani 27,9 %;
o Siria 17,3 %;
o Pakistani 10,6 %.
Përqëndrimi i kërkesave për azil ka qënë në muajt mars, prill dhe qershor, ku janë bërë 57,7 % e aplikimeve të përgjithshme.

Edhe fitimi i nënshtetësisë shqiptare ka shënuar ulje krahasuar me vitin 2023. Në vitin 2024, rezultojnë 919 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33,5 %. Ka edhe persona të cilët zgjedhin të lënë shtetësinë shqiptate. 472 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një ulje me 45,7 %, krahasuar me vitin 2023.
Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, vërehet se shumica vijojnë të jenë nga Kosova, 49,1%, pasuar nga Turqia, me 13,8% dhe 6,2 % me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Për t’u veçuar, 33,4 % e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare dhe 41,3 % që kanë lënë shtetësinë shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç. /ekofin.al
