Tatimet kanë nisur hetimin e 100 subjekteve të para për mosdeklarimin e të ardhurave nga rrjetet sociale.
Në një publikim në rrjetet sociale, Tatimet njoftojnë se janë rreth 33 milionë lekë të padeklaruara.
Në periudhën kur individët po plotësonin DIVA-n, Tatimet kishin paralajmëruar se nga verifikime paraprake me bankat, rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura nga individët për platformat META, Facebook, Youtube, Google etj. Këta individë kishin afatin e ri deri në 1 prill 2025 t’i deklaronin këto të ardhura.
Tatimet kanë njoftuar se do të nisin verifikimet dhe subjektet do të penalizohen për mosdeklarim ose fshehje të ardhurash sipas parashikimeve ligjore.
