Stina e verës sjell më shumë lëvizje, më shumë plane dhe, padyshim, më shumë nevoja financiare. Qoftë për pushime familjare, për rinovimin e shtëpisë, për pajisje të reja elektroshtëpiake apo për mbulimin e shpenzimeve të papritura. Në raste të tilla, kredia digjitale nga Fondi BESA ju ofron zgjidhjen ideale që ju ndihmon ta jetoni verën siç e keni ëndërruar – pa stres dhe me një klikim.
E shpejtë, e lehtë dhe tërësisht online, kredia digjitale nga Fondi BESA është krijuar për të përmbushur nevojat e individëve dhe familjeve që kërkojnë një mbështetje të shpejtë financiare, pa patur nevojë të vizitojnë degët fizikisht. Vetëm përmes telefonit apo kompjuterit tuaj, aplikoni në pak minuta dhe merrni përgjigje të shpejtë.
Avantazhet e këtij produkti janë procesi i thjeshtë dhe i shpejtë i aplikimit, ashtu si edhe miratimi dhe disbursimi në kohë rekord, dokumentacioni i reduktuar, firmosja digjitale me klik, si edhe logimi në portal për të kontrolluar gjithçka nga telefoni.
Klientët mund të aplikojnë direkt online, në degën “Kredia Digjitale”, ose te dyqanet partnere.
Me kredinë digjitale të Fondit BESA, mund të:
- Planifikoni pushimet në kohë, pa shtyrë më ëndrrat tuaja për verën;
- Rinovoni ambientet e shtëpisë apo kopshtin për një atmosferë verore;
- Bëni blerje të nevojshme për sezonin: elektroshtëpiake, kondicionerë, pajisje teknologjike etj.;
- Mbështesni të afërmit me shpenzime të menjëhershme;
- Përballoni lehtësisht tarifat e kurseve verore për fëmijët apo udhëtime edukative jashtë vendit.
Nëndrejtoresha Ekzekutive e Fondit BESA dhe njëherazi Drejtoresha e Departamentit të Kredisë Digjitale, znj. Enida Lluga, u shpreh për ekofin.al se zhvillimi i produkteve financiare të përshtatura me teknologjinë moderne është një ndër prioritetet e institucionit. Sipas saj, kredia digjitale është një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të aksesit në financa, për individët që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe efikase.
“Kredia digjitale është ndërtuar mbi nevojat reale të klientëve tanë – ofron një proces aplikimi të shpejtë, plotësisht online, me dokumentacion minimal dhe disbursim të menjëhershëm. Përmes kësaj iniciative, po i përgjigjemi kërkesës në rritje për produkte fleksibël, duke garantuar njëkohësisht siguri dhe transparencë të plotë në çdo hap të procesit,” – u shpreh znj. Lluga.
Ajo theksoi gjithashtu se Fondi BESA i fton të gjithë qytetarët që kanë nevojë për financim, të eksplorojnë mundësitë që ofron kredia digjitale dhe të aplikojnë në mënyrë të thjeshtë përmes platformës online.
“Në vetëm pak minuta, çdo aplikant mund të përfundojë procedurat dhe të marrë përgjigje të menjëhershme për aplikimin e tij. Jemi këtu për të mbështetur çdo hap drejt zhvillimit personal dhe ekonomik,” – shtoi ajo.
Fondi BESA, si një nga institucionet kryesore mikrofinanciare në Shqipëri, mbetet i përkushtuar të ofrojë produkte financiare të përshtatura me nevojat e përditshme të çdo individi. /ekofin.al
