Me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i vizitorëve në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT vihet re se gjatë muajit Prill, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Vizitorët gjithsej u rritën me 14,7 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 15,3 % dhe rezidentë 13,1 %. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 21,3 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 23,0 %, ndërsa ato nga rezidentët me 17,2 %. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+8,5 %) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+15,5 %).
Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës:
Në Prill 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (16 %), Kosova (14 %), dhe Gjermania (8 %). Polonia dhe Mbretëria e bashkuar kontribuan përkatësisht me 7 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 49 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,4 %, krahasuar me 22,1 % në Prill 2024./ekofin.al


