Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohet “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”, ja disa nga masat që parashikohen deri në 2030

09:35 - Qershor 19, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”. Dokumenti iu nënshtrua fillimit procesit të konsultimit publik nga Ministria e Financave, duke nisur nga fillimi i muajit prill. Bëhet fjalë për strategjinë e tretë që ka në fokus marrjen e masave në funksion të forcimit të mëtejshëm të Financave Publike, një document i dakordësuar me Bashkimin European, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Qeveria angazhohet në implementimin e këtyre masave deri në vitin 2030. Në strategji, masat e parashikuara janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me programimin makroekonomik dhe monitorimin e riskut, planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, menaxhimin dhe mobilizimin e të ardhurave, kontabilitetin dhe menaxhimin e zbatimit te buxhetit, kontrollin e brendshëm financiar publik, si edhe mbikëqyrjen e jashtme.

Sa i përket shtyllës së parë, disa nga objektivat kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimin e parashikimeve të avancuara makroekonomike, si edhe ndërmarrjen e praktikave sa më të qëndrueshme sa i përket menaxhimit të riskut fiskal.

Në lidhje me planifikimin e integruar dhe monitorimin e raportimin transparent, strategjia ka si objektiva përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, rritjen e monitorimit dhe raportimit transparent, si edhe një përfshirje edhe më të gjerë të publikut në proceset buxhetore.

Referuar të ardhurave, synohet rritja e mobilizimit të tyre përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të riskut të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së. Një tjetër objektiv, i lënë edhe nga FMN dhe i kërkuar tashmë edhe nga BE, është miratimi dhe zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me fokus rritjen e  mirëadministrimit, shmangien e evazionit dhe thellimin e luftës ndaj informalitetit.

Në shtyllën e katërt, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, si edhe forcimin e raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit. Ndërsa referuar kontrollit të brendshëm financiar, synohet të përmirësohen më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.

Sa i përket mbikëqyrjes së jashtme, disa nga objektivat e synuara në strategji kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, ku përfshihen Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe KLSH.

Ekofin Media
Ekofin Media
ministria e financave miratimi strategjia e menaxhimit te financave publike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter