Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.
Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:
-drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;
-drejtuesit e mjeteve;
-dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;
-mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
-vënien e rripit të sigurimit;
-mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;
-respektimin e limiteve të shpejtësisë;
-moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;
-parandalimin e parakalimeve të gabuara;
-konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.
Gjatë 72 orëve të fundit:
-janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
-janë bllokuar 13 automjete;
-janë vënë rreth 6000 masa administrative.
