Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil gjatë vitit 2024 ka verifikuar 1506 pozicione të shërbimit civil, ku 190 pozicione ose 12,6% e numrit të përgjithshëm të tyre i përkasin institucioneve të pavarura dhe 1316 pozicione ose 87,4% të pozicioneve të verifikuara i përkasin institucioneve të qeverisjes vendore.
Sipas mënyrës se si janë plotësuar pozicionet e shërbimit civil, rezulton se, nga 1506 pozicione të shërbimit civil të mbikëqyrura, 151 pozicione ose 10% e numrit të përgjithshëm janë vende të lira; 901 pozicione ose rreth 60% e tyre janë të zëna në përputhje me ligjin dhe 454 pozicione ose rreth 34% janë të zëna nga punonjës të emëruar me akte në kundërshtim me ligjin.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka mbikëqyrur në 15 bashki procesin e rekrutimit nëpërmjet pranimit në shërbimin civil, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, si dhe gjatë aplikimit të institutit të disiplinës në shërbimin civil.
Nga leximi i të dhënave rezulton se numrin më të madh të punonjësve të rekrutuar në kundërshtim me ligjin e mban Bashkia Vau i Dejës me 83 pozicione, ndjekur nga Bashkia e Librazhdit me 68 pozicione, dhe Bashkia e Rrogozhinës me 62 pozicione.
Bashkitë e Elbasanit dhe Vlorës nuk kanë asnjë pozicion të rekrutuar në kundërshtim me ligjin, ndërsa Bashkia Kuçovë ka edhe numrin më të vogël të rekrutimit në kundërshtim me ligjin me 4 pozicione./ekofin.al

