Dy kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së që do të votohen nga Kuvendi janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli.
Pas mbylljes së procedurave sot në Komisionin e Medias, këta emra do të votohen në Kuvend për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Ndërsa Alanëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik që do të votohen nga Kuvendi pas kalimit në Komisionin e Medias janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu dhe Robert Budina (nga Opozita), ndërsa nga Mazhoranca janë Lorenc Vangjeli, Zamira Kita, Eno Civici, Alket Braho dhe Pano Xhixho.
