Tatimet rimbursuan 22.4 miliardë lekë TVSH deri në fund të vitit 2024, ose 1.1% më pak nga programimi për rimbursim i 22.6 miliardë lekëve.
Referuar shifrave zyrtare, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2024, janë regjistruar 2678 kërkesa për rimbursim (nga 2877 kërkesa të regjistruara ne 2023), me vlerë totale 38.7 miliardë lekë (nga 49.5 miliardë lekë në 2023).
Gjithsej janë pranuar 1652 kërkesa (nga 1690 kërkesa të pranuara në 2023), me nje ulje në numër rreth 2.24% krahasuar me 2023, me vlerë 27,5 miliardë lekë.
Tatimet nuk kanë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore 1026 kërkesa me vlerë 11.2 miliardë lekë (nga 1187 kërkesa në 2023, me vlerë 20.8 miliardë lekë).
Nga 1652 kërkesa të pranuara, 95 kërkesa me vlerë 858 milionë lekë janë bërë nga tatimpagues të klasifikuar si eksportues me Risk Zero, ndërsa 866 janë kërkesa eksportuesish me vlerë rreth 11.9 miliardë lekë, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohet brenda 30 ditëve nga data e kerkesës. 691 kërkesa me vlerë rreth 14.7 miliardë lekë janë bërë nga tatimpagues të klasifikuar si joeksportues, kërkesa e të cilëve duhet të miratohet dhe rimbursohet brenda 60 ditëve nga data e kërkesës. /ekofin.al

