Punëmarrësit po ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre. Ankesat e tyre për shkeljet e të drejtave, si mospagesa për punën në ditët e festave, pushimet javore, orët shtesë dhe mungesa e kontratave të punës kanë vënë në lëvizje për hetim Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
Sipas raportit të Inspektoratit, në vitin 2024 janë depozituar 920 ankesa/kërkesa, 127 më shumë se një vit më pare dhe 77% e tyre janë zgjidhur në favor të punëmarrësve, 4% më shumë se mesatarja e tri viteve të fundit. Gjithashtu, 100% e kërkesave për sqarime ligjore kanë marrë përgjigje, duke ndihmuar në qartësimin e situatave dhe zbutjen e konflikteve potenciale.
Sipas mënyrës së depozitimit, 90.5% janë depozituar drejtpërdrejtë pranë ISHPSH në kanalet e komunikimit të ndërtuara për këtë qëllim dhe 9.5% janë përcjellë nga Platforma e Bashkëqeverisjes.
Numri më i madh i denoncimeve të trajtuara i përkasin Drejtorisë Rajonale Tiranë me 61.3 %, Rajoni Vlorë 8.3 %, Rajoni Korçë 4.3 %, Rajoni Shkodër 2.3 %, Rajoni Gjirokastër 2.7%, Rajoni Dibër 1% dhe ankesa/kërkesa për informim dhe sqarime ligjore të trajtuara nga Drejtoria Qëndrore 20.1%.
Ankesat e adresuara sipas llojit të ankimimit janë të pasqyruara si më poshtë:


Gjatë vitit 2024, në kontrollet e ushtruara janë konstatuar 124 punëmarrës nën 18 vjeç, nga të cilët 75.8% i përkasin sektorit Tregti dhe HBR, 22.6% Ndërmarrje Prodhuese dhe 1.6% Ndërtim. Rastet e punësimit të të miturve në kushte të ndaluara janë referuar pranë Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale.
Denoncimet për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe nënave pas lindjes janë 1.53% e totalit, me fokus në mbrojtjen me të ardhura dhe sigurinë në punë.
Në lidhje me konstatimet e marrëdhënieve të punës me informalitet të zi dhe gri, në inspektimet për shkak ankese kanë rezultuar:
- 165 punëmarrës të pasiguruar nga 85 një vit më parë, për 91% është bërë i mundur formalizimi i marrëdhënies së punësimit gjatë procesit inspektues.
- 393 punëmarrës nuk kishin një kontratë pune të rregullt, ku krahasimisht me një vit më parë shënon rritje në masën 75 % kjo kryesisht rrjedhojë e ndërgjegjësimit për kontratat e punës.
- 4,545 punëmarrës ose 9 % e totalit të punëmarrësve në ankesë, siguroheshin me pagë minimale, tregues i përmirësuar krahasuar me një vit më parë me 17% më pak.
61 % e subjekteve, që janë inspektuar mbi bazë ankese kanë marrë masa administrative, përkatësisht Masë urgjente “Pezullim”. “Paralajmërim”, “Gjobë”, të ndarë në përqindje:
▪ 15 % e subjekteve kanë marrë Masë Urgjente “Pezullim”, për shkelje flagrante, që lidhen me marrëdheniet e punës dhe sigurinë e shëndetin në punë;
▪ 35 % e subjekteve kanë marrë dënim kryesor “Paralajmërim”;
▪ 12 % e subjekteve kanë marrë dënim kryesor “Gjobë”./ekofin.al

