Nëse planifikoni të kurseni, tashmë mund ta bëni këtë në një mënyrë më inovative, por edhe më të leverdisshme.
OTP Bank Albania sjell një risi për të gjithë ata që duan të përfitojnë shpejt dhe në mënyrë të zgjuar: Depozitën me Interes të Parapaguar – një produkt i veçantë që të jep interesin në momentin e hapjes, pa qenë nevoja të presësh maturimin e depozitës.
Si funksionon?
Ndryshe nga depozitat tradicionale, ku interesi përfitohet në fund të afatit dhe ti edhe mund ta humbasësh nëse e tërheq përpara kohe shumën, me Depozitën me Interes të Parapaguar, përfitimi është i menjëhershëm! Në çastin që vendos kursimet e tua, OTP Bank Albania krediton në llogarinë tënde vlerën e përllogaritur të interesit, duke të dhënë më shumë fleksibilitet dhe likuiditet për t’i përdorur fondet sipas nevojave të tua. Sigurisht, sa më shumë depoziton, aq më shumë interes përfiton.
Pse të zgjedhësh këtë depozitë?
- Përfitim i menjëhershëm – Interesi të jepet që në fillim, pa pritur maturimin e depozitës.
- Pa kufizime në shumën maksimale – Mund të investosh sipas mundësive dhe objektivave të tua, pasi ka një kufi minimal, por nuk ka një shumë maksimale që të të kufizojë në depozitim.
- Fleksibilitet financiar – Përdor interesin për shpenzime të tjera ose për të rritur investimet e tua, ndërkohë që depozita qëndron në llogarinë tënde bankare.
- Pa komisione shtesë – Një mënyrë e thjeshtë dhe transparente për të maksimizuar kursimet e tua, pa asnjë komision.
Kush mund ta hapë këtë depozitë?
Çdokush që dëshiron të investojë një minimum prej 50,000 lekësh ose 500 eurosh, duke zgjedhur një alternativë fitimprurëse për kursimet e tij. Në rastet kur klienti, për arsye të ndryshme zgjedh të mbyllë përpara kohe depozitën, duke tërhequr të gjitha fondet, atëherë ka edhe detyrimin që të kthejë interesat e përfituara në momentin e investimit.
OTP Bank Albania, inovacion dhe siguri financiare
Si pjesë e Grupit Bankar OTP, një prej institucioneve më të fuqishme financiare në Evropën Qendrore dhe Lindore, OTP Bank Albania vijon të sjellë produkte inovative që u përgjigjen nevojave të klientëve. Pikërisht përmes shërbimeve të tilla, të projektuara sipas nevojave të klientëve, banka u vlerësua në vitin 2024 për të tretit vit rradhazi si “Banka më e mirë e vitit 2024” nga revista prestigjioze ndërkombëtare e tregut bankar “The Banker”. /ekofin.al
