Ndryshe nga viti i kaluar, ku interesat e bonove 12-mujore të titujve të Qeverisë kishin tendenca rënëse, sidomos në 6 muajt e dytë të vitit, këtë herë gjatë janarit Yield-i I këtyre bonove po shënon rritje nga njëri snkabd në tjetrin.
Referuar të dhënave të bëra publike nga BSH, në ankandin e fundit, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.81%, nga 2.78% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Edhe në këtë ankand diferenca mes vlerës së financimit të kërkuar dhe ofertave të investitorëve nuk ishte e madhe. Kështu, nga 10.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit nga Ministria e Financave, kërkesat në ankand ishin 10.7 miliardë lekë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, yield-et e bonove 12-mujore ranë për herë të parë poshtë normës bazë të interesit, që aktualisht është 2.75%. Edhe aktualisht, interesat e yieldeve janë në nivele të ulëta.
Bono 12-mujore është instrument referencë sidomos për kreditë hipotekore dhe rënia e yieldit vitin e kaluar o shoqërua gjithashtu me rënie të interesave të kredive, duke I bërë gjithnjë e më shumë attaktive kreditë për shtëpi nga bankat. /ekofin.al
