Programet e formimit profesional në fushën “programim” do të përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025. Kështu specifikohet në Udhëzimin e ministrit të Ekonomisë, të botuar rishtazi në Fletoren Zyrtare.
Sipas udhëzimit, në fushën “Programim” përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i software-ve, dizajni i software-ve, dizajni i faqeve web, dizajni i përvojës së përdoruesit, dizajni i ndërfaqes së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera.
Fondet për zbatimin e këtij programi për vitin 2025 do të mbulohen nga fondet e programit të nxitjes së punësimit.
Programet e nxitjes së punësimit janë nismë e Qeverisë për të nxitur pjesëmarrjen, kryesisht té të rinjve në forcat aktive të punës.
Për të përfituar programin një vjeçar të punësimit duhet të aplikoni në shërbimin elektronik “Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit“ në e-Albania. Ju do të përzgjidhni programin e punësimit, por mund të aplikoni edhe për disa programe njëkohësisht si: formimi nëpërmjet punës dhe praktikat profesionale. Këtu mund të aplikojnë të gjithë personat fizikë dhe juridikë dhe programi zgjat 12 muaj.
Punëdhënësit kanë disa kritere, të jenë të regjistruar si biznes prej të paktën 6 muajsh dhe mos jeni në proces falimentimi; Të mos kenë shkelur legjislacionin e punës në dy vitet e fundit; Mos të kenë detyrime në sigurimet shoqërore, ose ndaj organeve tatimore.
Programi subvencionon 4 muaj financim të pagës në shumën 100% të pagës minimale; 6 muaj për viktimat e trafikimit, dhunës në familje apo me baza gjinore, romë dhe egjiptianë; për personat me aftësi të kufizuar 12 muaj financim për kontributet e detyrueshme shoqërore e shëndetësore./ ekofin.al
