Zonja e Parë, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë në ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i 47-të i SHBA.
Njoftimi erdhi pak orë pasi edhe Donald Trump lançoi kriptomonedhën $Trump. Të dyja monedhat janë rritur, por sipas ekspertëve, kanë parë tregti të paqëndrueshme.
“Meme zyrtare e Melania është ‘live’! Ju mund të blini $MELANIA tani,” postoi ajo në platformën sociale X.
Faqja e internetit për kripton Melania, thotë se është një aset kripto i krijuar dhe gjurmuar në blockchain Solana.
Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa $Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë.
Trump e kishte quajtur më parë kripto-n “mashtrim”, por gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete dixhitale si donacione.
Në vazhdën e fitores së Trump, bitcoin arriti një nivel rekord, duke u kuotuar deri në 140,000 dollarë, ndërsa aktualisht vlera e tij është 102 mijë dollarë, por paraqitet e pastabilizuar. Edhe kriptovalutat e tjera, përfshirë dogecoin, e cila është promovuar nga mbështetësi i profilit të lartë të Trump, Elon Musk, gjithashtu janë rritur ndjeshëm këtë vit.
