Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të dhënat e OECD, Shqipëria në vendet e fundit për pagat mesatare në Evropë

10:55 - Maj 16, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pagat mesatare në Evropë vijojnë të shfaqin diferenca të mëdha nga një vend në tjetrin, duke reflektuar nivelin e zhvillimit ekonomik, produktivitetin, kostot e jetesës dhe strukturën e tregut të punës. Sipas raportit më të fundit “Taxing Wages 2026” të OECD-së, paga mesatare bruto vjetore në kontinent varion nga rreth 18,590 euro në Turqi deri në mbi 107 mijë euro në Zvicër.

Në krye të listës renditet Zvicra, me një pagë mesatare bruto vjetore prej 107,487 eurosh, duke qenë i vetmi shtet Evropian që kalon pragun e 100 mijë eurove. Pas saj vijnë Islanda me 85,950 euro dhe Luksemburgu me 77,844 euro, që mban vendin e parë mes shteteve të Bashkimit Evropian.

Në grupin e vendeve me paga më të larta renditen gjithashtu Danimarka me 71,961 euro, Holanda me 69,028 euro dhe Norvegjia me 68,420 euro. Ndërkohë, Gjermania regjistron një pagë mesatare prej 66,700 eurosh në vit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar arrin në 65,340 euro.

Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Slovakia rezulton vendi me pagën më të ulët në Eurozonë, me rreth 19,590 euro në vit. Pas saj renditen Hungaria, Letonia dhe Çekia, por që kanë monedhat e tyre.

Sa është paga mesatare në Shqipëri?

Edhe pse Shqipëria nuk përfshihet në raportin e OECD-së, të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se paga mesatare mujore bruto në vend ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025.

Sipas publikimit zyrtar të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025 paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 86,984 lekë, me një rritje prej 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Nëse kjo pagë përllogaritet në bazë vjetore dhe konvertohet në euro, niveli mesatar i pagës bruto në Shqipëri llogaritet rreth 10,900 euro në vit, disa herë më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shumë larg niveleve të Evropës Perëndimore.

Megjithëse pagat në Shqipëri kanë shënuar rritje vitet e fundit, hendeku me vendet më të zhvilluara Evropiane mbetet i konsiderueshëm. Një punonjës mesatar në Gjermani apo Holandë fiton brenda një muaji sa një punonjës shqiptar në disa muaj punë.

Megjithatë, raportet ndërkombëtare nënvizojnë se kur pagat maten sipas fuqisë blerëse reale, diferencat mes vendeve Evropiane ngushtohen disi, pasi kostot e jetesës në vendet me paga më të ulëta janë përgjithësisht më të reduktuara. /Përshtati nga Euronews, ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
financiarë it mesatare oecd pagat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter