Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

06:05 - Qershor 22, 2026

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

05:58 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës, lëshon 5% sipërfaqe ndërtimi shtesë për privatin

10:48 - Shkurt 4, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas një serie dështimesh të njëpasnjëshme, plot pesë herë, thirrjet për zhvillimin e Kullës së Kadastres (Lift Tower) kanë hyrë në një fazë të re: për herë të parë, Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar kriteret bazë të garës, duke ulur pjesën e saj takuese në sipërfaqen e ndërtimit nga 45% në 40%. Lëvizja vjen në përpjekje për ta bërë projektin më “tërheqës” për privatët, pas disa rihapjeve pa sukses.

Ekofin.al raportoi të hënën për rihapjen për herë të gjashtë të thirrjes për kullën 40-katëshe që parashikohet të ndërtohet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por një analizë e hollësishme e dokumenteve të konkurrimit tregon se ndryshimi i kritereve shkon përtej një rregullimi teknik: ai përkthehet në lëshim konkret të interesit publik në favor të zhvilluesit privat.

Çfarë ka ndryshuar në thelb

Në dokumentet e mëparshme, të konsultuara nga Ekofin.al, kriteri bazë i vlerësimit ishte 45% e sipërfaqes për Korporatën, mbi të cilin konkurronin ofertat. Në thirrjen e re, pragu minimal zbret në 40%, ndërsa fituese shpallet oferta që ofron përqindjen më të lartë mbi këtë bazë. Praktikisht, Korporata pranon 5% më pak sipërfaqe ndërtimi në një objekt me volum të konsiderueshëm – një kulle 40 kate – vetëm që gara të mos dështojë sërish.

Ky është një precedent i ri për thirrje të kësaj natyre. Në terma ekonomikë, 5% e një zhvillimi të tillë përkthehet në dhjetëra mijëra metra katrorë potencialisht të humbur për interesin publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për një zonë urbane me vlerë të lartë.

Një favor për privatët, një kosto për publikun

Argumenti i “joshjes së investitorëve” mund të duket pragmatik në afat të shkurtër, por në thelb ai transferon vlerë nga publiku te privati. Në një projekt si Kulla e Kadastrës, që synon të strehojë funksione publike dhe të shërbejë si referencë urbane, ulja e përqindjes publike ngre pikëpyetje serioze mbi balancën mes interesit shtetëror dhe atij privat.

Nëse një garë shpëtohet duke ulur standardin publik, rreziku është i qartë: precedenti. Nesër, çdo projekt i vështirë mund të “zgjidhet” me të njëjtën formulë, duke gërryer gradualisht interesin publik në zhvillimet strategjike urbane.

Çfarë sinjalizon kjo për tregun

Për tregun, sinjali është i dyfishtë: nga njëra anë, Korporata tregon fleksibilitet për të mbyllur një proces të stërzgjatur; nga ana tjetër, pranon publikisht se kriteret e mëparshme nuk funksionuan. Pyetja që mbetet është nëse ulja nga 45% në 40% do të mjaftojë për të sjellë ofertat dhe për ta mbyllur këtë herë procesin apo do të shohim sërish një raund tjetër rihapjeje  me lëshime të tjera. /ekofin.al

Screenshot
Screenshot

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
interesi publik korporata shqiptare e investimeve kulla e kadastres lift tower privati
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

06:05 - Qershor 22, 2026

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

05:58 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

gazetar_206:05 - Qershor 22, 20260

Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit ku qytetarët mbajnë barrën më të lartë financiare…

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

05:58 - Qershor 22, 2026

Skema e pensioneve, Teuta Nunaj: Ngushtimi i deficitit sinjal pozitiv, por presionet mbeten

05:55 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:05 - Qershor 22, 2026

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

05:59 - Qershor 22, 2026

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:58 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

06:05 - Qershor 22, 2026

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026

Bastet e paligjshme “zhduken” nga statistikat e prokurorisë, por jo nga rrugët e Tiranës dhe qyteteve kryesore

05:58 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter