Kategoria: Kryesore

Prishtina vazhdon të prijë bindshëm në regjistrimin e ndërmarrjeve të reja në Kosovë, me 738 ndërmarrje të regjistruara gjatë muajit korrik, apo 46,6 për qind të totalit, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas ASK-së, numri i ndërmarrjeve të regjistruara në korrik të vitit 2026 është rritur për 45 për qind

Znj.Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një reformë të re digjitale për punësimet në administratën publike përmes platformës e-Albania. Gjatë mbledhjes me socialistët, ai bëri me dije se përzgjedhja do të bëhet me një “pasaportë merite” dhe testime digjitale plotësisht automatike për të eliminuar ndërhyrjet politike. Në këtë proces, sistemi njofton vetë për vendet e lira

Kostot për ndërtimin e banesave në Shqipëri vijuan rritjen edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, por me ritme relativisht të moderuara. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa arriti në nivelin 114.7, duke shënuar një rritje prej 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar, platformën “Pasqyra Albania”, një instrument të ri digjital që synon të krijojë një adresë të vetme publike për informacionin, dokumentet, statusin dhe provat që lidhen me punën e institucioneve shtetërore. Rama tha se “Pasqyra Albania” nuk vjen si zëvendësim

Tregu i shërbimeve postare në Shqipëri ka shënuar rënie në tremujorin e dytë të vitit 2026, i ndikuar veçanërisht nga tkurrja e fortë e volumit të postës ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në periudhën prill-qershor 2026,