Kategoria: Ekonomi
Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do të lidhet kjo rrugë me të ashtuquajturin Korridori Adriatiko-Jonian në vendet fqinje. E kjo çështje është shumë me rëndësi edhe për Malin e Zi. Në Podgoricë thonë se janë informuar për idenë e Zagrebit, por nuk tregojnë
Në Kuvend është depozituar për shqyrtim projekligji për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Me vendimin nr.53, datë 29.1.2025, të Këshillit të Ministrave, u miratua, në parim, marrëveshja e facilitetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni,
Buxheti vijon të arkëtojë para, por realizimi i shpenzimeve mbetet një problem. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave për janarin, të ardhurat totale për muajin Janar 2025 arritën në rreth 60.8 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë. Financat informojnë se
Viti 2024 rezulton të ketë qënë një vit jo i mirë për Shqipërinë, sa i përket të dhënave kryesore për energjinë. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16
Pas muajit Mars pritet të nisë diskutimi me grupet e interesit për çmimet e reja të referencës së pronave, mbi bazën e të cilëve më pas do të zhvillohet edhe procesi i rivlerësimit të tyre. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave Petrit Malaj në emisionin DATAROOM në SCAN, me gazetarin Kreshnik Kuçaj.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.7% këtë vit në ngadalësim nga vlerësimi i rritjes së vitit të kaluar prej 3.9%. Në raportin më të fundit, BERZH parashikon se vitin e kaluar ekonomia e vendit tonë u rrit mbi parashikohet fillestare, për shkak të performancës
Reformimi i skemës së pensioneve që pritet të mbyllet brenda këtij viti, vetëm sa do të përforcojë themelet e skemës aktuale. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani sqaron në Report TV se do të ndryshojë mosha e daljes në pension, edhe pensioni social do të bazohet mbi kontribute, por nuk do të ndryshojë formula e indeksimit
Viti 2024 është mbyllur me 710 miliardë lekë të ardhura me rritje prej 66.6 miliardë lekë në raport me vitin 2023, ndërsa në krahasim me aktin normativ të gushtit 2024, të ardhurat nuk janë realizuar me 3.7 miliardë lekë. Dy nga shkaqet kryesore të evidentuara gjatë vitit të shkuar që ndikuan negativisht në realizimin e
Inflacioni sipas metodës së Eurostat vijon të jetë më i lartë sesa inflacioni i matur sipas mënyrës së INSTAT, edhe për janarin 2025. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës, ndryshe nga IÇK, ku mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare