Kategoria: Biznes
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba dhe përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës, kanë zhvilluar një takim në zonën e Fierit me blegtorët të cilët prej ditësh janë duke zhvilluar disa protesta të natyrës ekonomike. Ky takim u zhvillua në kuadër të shqetësimeve të blegtorëve lidhur me uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat përpunuese,
2023-shi do të regjistrohet si një nga vitet ku zhdoganimi i mallrave të akcizës si karburantet, cigaret, birra dhe kafeja, kanë shënuar vlera të larta të paktën në 5 vitet e fundit. Referuar të dhënave, konsumi i karburanteve shënoi rekordin prej 614,537 ton, më e larta e këtyre viteve, duke sjellë në buxhetin e shtetit
Tatimi 15% në çdo shitblerje prone, sidomos për ato prona të parivlerësuara është një nga arsyet pse ky treg është në ngërç. Për këtë qëllim, metodologjia e re e taksimit, ku parashikohet 1% amortizim për ndërtesat, duket se do të shmangë presionin për të hapur fushata rivlerësuese. Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në ministrinë
Këshilli i Investimeve ka zhvilluar mbledhjen e fundit të vitit, duke u fokusuar në nisjen e konsultimeve të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026. Përgjatë drejtimit të mbledhjes, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se përfshirja sa më e gjerë e komunitetit të biznesit në formësimin e këtyre reformave do të krijojë baza më të qëndrueshme
Ndërkombëtarizimi i bizneseve shqiptare është rruga drejt së ardhmes, kështu është shprehur sot Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. “Vizioni ynë për Shqipërinë e 2030-s është për ta kthyer atë në një komb sipërmarrës, për të nxitur potencialet e pashfrytëzuar, për ta përgatitur biznesin shqiptar për sfidat e sotme dhe
Bizneset amerikane në indeksin e fundit të publikuar u shprehen se klima e Biznesit është përmirësuar dhe vlerësojnë pozitivisht uljen e korrupsionit dhe funksionimin e drejtësisë. Në konferencën vjetore të prezantimit të Indeksit të biznesit, drejtori ekzekutiv i dhomës Neritan Mullai listoi 4 problematikat kryesore me të cilat po përballen kompanitë ku kryeson mungesa e
Nënçmimi i Euros në këmbim me Lekun, rritja e kostove nga paga minimale dhe frenimi i kërkesës në tregjet e huaja ka përkeqësuar të ardhurat në sektorin e industrisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, të ardhurat në bizneset e prodhimit të këpucëve shënuan rënie vjetore me 12.7% sipas krahasimit të indeksit të shitjeve në
Vera shqiptare është një tjetër produkt që po gjen çdo ditë e më shumë terren në tregjet e huaja, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat dhe kujdesit që po i kushtojnë cilësisë së prodhimit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, gjatë periudhës janar-korrik 2023, eksporti i verës, mushtit
Çmimet e prodhimit të mallrave shënuan rritje vjetore me 6.9 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Prodhimit. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të prodhimit në tremujorin e dytë 2023 shënoi rritje me 0.9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.
Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në monedhën e përbashkët europiane në të gjithë segmentët e saj. Nga mbi 10 miliardë lekë në total, apo rreth 100 milionë euro në muajin qershor, kredia në