Kategoria: Aktualitet

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se në Drejtoritë Vendore të Tiranës, Kamzës dhe Vorës rezultojnë 3449 Vendime Legalizimi të patërhequra ndër vite. ASHK fton qytetarët përfitues të verifikojnë nëse emri i tyre figuron në listat e publikuara në rubrikën “Publikime”, në faqen zyrtare të institucionit. Listat me vendime të patërhequra  Qytetarët që gjejnë emrin

Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit, vlerëson Banka Botërore. Në një raport të fundit për Financat Publike, BB thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë

“Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu paralajmëroi nga terreni Afrim Qëndro, kryeinspektor i IKMT-së. Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, sidomos vitet e fundit, ai tha se është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë. Sipas tij,

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nënshkroi me Bankën Evropiane të Investimeve, marrëveshjen për një grant asistence teknike prej 350,000 eurosh. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe delegacionit të BEI Globale. Granti do të mundësojë shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin

Tirana renditet në vendin e fundit për fuqinë blerëse mes 26 qyteteve evropiane të analizuara nga platforma ndërkombëtare Numbeo, duke reflektuar nivelin më të ulët të përballueshmërisë së jetesës në raport me të ardhurat. Indeksi i fuqisë blerëse për kryeqytetin shqiptar është vetëm 47.2, shumë më poshtë se çdo qytet tjetër në listë dhe pothuajse

Wizz Air do të pezullojë përkohësisht qasjen në platformat e rezervimeve dhe shërbimet digjitale për klientët, ndërsa kompania kryen një përditësim të planifikuar të sistemeve, me qëllim përmirësimin e besueshmërisë, stabilitetit dhe përvojës së përgjithshme të klientit. Ndërprerja e planifikuar do të zhvillohet gjatë intervalit të mëposhtëm: 25 shkurt, ora 23:00 CET – 26 shkurt,

Viti 2026 ka nisur me ritëm pozitiv për aviacionin shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Tirana International Airport (TIA), gjatë muajit janar janë përpunuar 712,030 pasagjerë, nga 699,501 në janar 2025, duke shënuar një rritje prej 2% në terma vjetorë. Ky është një fillim inkurajues për aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, pas