Kategoria: Aktualitet

Rreth 550 kulla të identifikuara në zona të ndryshme të vendit do t’i nënshtrohen procesit të formalizimit, duke u pajisur me tituj pronësie për të garantuar siguri juridike për qytetarët dhe për të nxitur ruajtjen e kësaj pasurie të vyer kulturore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se, procesi synon zgjidhjen përfundimtare të problematikave

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi një vizitë studimore në Portugali, ku zhvilloi një takim pune me drejtues të SPMS – Serviços Partilhados do Ministério da Saúde, institucioni qendror për prokurimet dhe teknologjinë e informacionit në sistemin shëndetësor portugez. Administratorja e OBP, znj. Arlinda Pogaj dhe zyrtarë të tjerë të institucionit u takuan me

Shkelje të përsëritura ligjore, menaxhim joefektiv i fondeve publike dhe dobësi serioze në kontrollin institucional kanë prodhuar një faturë të rëndë për buxhetin e shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Raportin Vjetor 2025 ngre alarmin për një dëm ekonomik prej 26.2 miliardë lekë në administratën publike, si rezultat i parregullsive financiare dhe shkeljeve

Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të shpejtë dhe të dukshëm, duke u shfaqur si një nga mjediset urbane më aktive në Evropën Juglindore, shkruan në artikull Arch Daily. Kjo rritje nuk reflektohet vetëm në zgjerimin e hapësirës së ndërtuar, por edhe në shkallën dhe ambicien e ndërhyrjeve të reja arkitektonike që

Tirana Parking ka vënë në funksion një aplikacion të ri zyrtar, duke zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve drejt platformave digjitale. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve për të reduktuar kontaktet fizike, kohën e pritjes dhe procedurat burokratike që kanë shoqëruar tradicionalisht aplikimet për parkim në kryeqytet. Përmes aplikacionit, qytetarët mund të aplikojnë online

Agjencia Kombëtare e Rinisë ka hapur për projekt-propozime, duke vënë në dispozicion fonde për organizatat rinore dhe organizatat që punojnë për të rinjtë, me synimin për të rritur ndikimin e tyre në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Programi synon të mbështesë iniciativa konkrete që adresojnë sfidat kryesore të të rinjve në Shqipëri, duke krijuar

Administrata publike në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë të numrit të pozicioneve në shërbimin civil gjatë vitit 2025, por raporti i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregon se problematikat me emërimet në kundërshtim me ligjin vijojnë të mbeten të pranishme, madje me tendencë në rritje krahasuar me një vit më parë. Sipas