Kategoria: tatime

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi, ka dhënë dorëheqjen. Klosi qëndronte në krye të institucionit të rëndësishëm që nga 23 tetori i vitit 2021. Raportohet se ai mund të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar, duke marrë një detyrë si zv.ministër. Më herët, Klosi ka mbajtur postim e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të

Ecuria pozitive e ekonomisë përgjatë vitit 2023 është reflektuar edhe në rritjen e numrit të bizneseve të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve të siguruara nga SCAN TV,  rezulton se  numri i tatimpaguesve aktive, që  kanë një përgjegjësi tatimore në Regjistrin Kombëtar në fund të vitit 2023, regjistrohet në  127,698 tatimpagues

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti llogariten 26.4 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga akciza janë 2.2 miliardë lekë ose 9.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 675 milionë lekë ose 2.5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbuloi një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore. Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin fason, të lidhura me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre. Në

Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet ndjeshëm muaj pas muaji. Për periudhën Janar- Maj 2023, rezulton së listës së aktiviteteve që nuk kanë paguar në kohë detyrimet kundrejt administratës tatimore, i janë shtuar

Administrata Tatimore zhvilloi një takim me Shoqatën e Bankave dhe përfaqësues të të gjitha bankave në Shqipëri, me qëllim përmirësimin e protokollit të komunikimit mes palëve. Gjatë takimit u ra dakord për forcimin e bashkëpunimit, si edhe krijimin e një protokolli elektronik komunikimi, me qëllim shmangien e abuzimeve nga bizneset për të mos paguar detyrimet

Administrata Tatimore identifikon individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, të cilët nuk janë të punësuar në strukturat e saj. Përmes një deklarate për shtyp, Tatimet sqarojnë se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me

Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore. Projektligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur së fundmi për konsultim, ka ulur pragun e