Kategoria: gara

MIE ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e projekteve, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e disa impianteve fotovoltaike, të cilët do të përfitojnë masa mbështetëse, sipas legjislacionit në fuqi. Secili prej projekteve mund të ketë një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 MW dhe 100 MW, ndërkohë që vendndodhja duhet të zgjidhet nga ofertuesi.