Kategoria: afati
Afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare shtyhet edhe me 10 ditë, tha ministri i Bujqësisë Andis Salla në një konferencë për shtyp. Sipas ministrit, arsyeja është rritja e aplikimeve nga fermerët, çka ka bërë që institucioni të marrë vendimin për të shtyrë afatin deri më 6 korrik. “Do ta shtyjmë edhe 10 ditë Skemën Kombëtare për
Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka shtyrë deri më 30 korrik 2026 afatin për dorëzimin e aplikimeve në garën ndërkombëtare për projektin “Rijetëzimi i Stadiumit ‘Niko Dovana’” në Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë AIC, e cila njofton se investitorët e interesuar do të kenë edhe një muaj kohë shtesë për të paraqitur
Sot, 20 Prill 2026, është afati i fundit për shlyerjen e këstit të parë të taksës mbi pasurinë e paluajtshme për pronarët e njësive tregtare në Tiranë, një detyrim që prek drejtpërdrejt një kategori të gjerë individësh dhe subjektesh që ushtrojnë aktivitet ekonomik në kryeqytet. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë
Administrata Tatimore ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit për dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025, duke theksuar se afati përfundimtar është data 31 mars 2026. Institucioni u bën thirrje individëve dhe bizneseve që të shmangin vonesat dhe të kryejnë deklarimin përpara ditëve të fundit, kur zakonisht sistemi përballet me fluks të lartë
Përpara festave të nëntorit, vitin e kaluar, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të
Fermerët që kanë aplikuar në masat 9–17 të skemave të mbështetjes në bujqësi do të kenë afat deri më 27.2.2026 për të korrigjuar mangësitë në dosjet e tyre të aplikimit. Afati i ri është përcaktuar nëpërmjet udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Financave, duke zëvendësuar rregullin e mëparshëm që parashikonte një
Afro 140 mijë të punësuar me të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë lekë apo të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, do të kenë detyrim për plotësimin Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) brenda datës 31 Mars 2026. Ky detyrim lind për çdo individ, shtetas shqiptar ose i huaj, kur të ardhurat e
Ministria e Bujqësisë, përmes një urdhri, ka përcaktuar formën e kërkesës dhe rregulla shtesë për regjistrimin në regjistrin e vreshtave. Akti synon të standardizojë aplikimin, të formalizojë përditësimet e të dhënave dhe të vendosë një mekanizëm verifikimi të detajuar për parcelat, duke e lidhur regjistrin me monitorimin e politikave dhe skemave që prekin sektorin. Sipas
Zëvendeskryeministrja, njëherësh Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga sot, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e policisë do të nisin veprimin për lirimin e hapësirave publike në akset kombëtare, pasi iu ishte lënë afat bizneseve deri më 31 korrik për lirim vullnetar. Balluku tha se përgjatë
Data e sotme, 31 korrik, do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje. “31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë