Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Njoftim zyrtar

17:04 - Qershor 8, 2026

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria në krah të Turqisë, ja mesazhet  e politikës shqiptare

10:11 - Shkurt 6, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Fatëkeqësia që ka goditur Turqin mëngjesin e sotëm si pasoje e tërmetit shkatërrues, ka sjellë reagimet e zyrtarve më të lartë të Shqipërisë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Shqipëria do të jetë një nga vendet e cila do të ofrojë dhe ajo ndihmën e saj ndaj Turqisë.  

Ja mesazhet që kanë përcjellë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama si dhe politikanë të tjerë.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Presidenti Begaj.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Të gjithë jemi të tronditur e hidhëruar nga lajmi për tërmetin shkatërrimtar në disa qytete të Turqisë Juglindore, për mbi pesëqind viktimat që humbën jetën, të lënduarit e të bllokuarit si edhe rrënimin e banesave të shumta. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj dhimbjen me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Şentop, me familjet e viktimave e të të dëmtuarve dhe popullin turk. Lutemi për ju dhe ju jemi pranë në këto ditë të rënda. Solidaritet, kurajo e forcë për të përballuar pasojat e kësaj goditjeje të natyrës!” – shkruan Lindita Nikolla.

“Tronditje dhe trishtim për qindra viktima dhe mijëra të plagosur që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i këtij mëngjesi, në Turqi dhe Siri. Jemi me zemër dhe mendje pranë familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Niko Peleshi në Tëitter

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima.

“Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.”- shkruan Ministrja për Punët e Jashtme dhe për Evopën Olta  Xhaçka.

“Sot Tirana  u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi.  Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona”, shkruan Erjon Veliaj në facebook

Ekofin Media
Ekofin Media
begaj mesazhe meshtetje per turqine nikolla rama termet turqi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

gazetar_115:23 - Qershor 8, 20260

Pas përfundimit më 5 qershor të afatit për aplikimet në kuadër të Paqes Fiskale për…

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

11:07 - Qershor 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

14:11 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

12:03 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Njoftim zyrtar

17:04 - Qershor 8, 2026

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter