Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Subjektet që do të kultivojnë ose përpunojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe industriale do të paguajnë një tarifë vjetore prej 7,500 dollarësh për përdorimin e sistemit të shenjimit dhe gjurmimit. Krahas tarifës fikse, operatorët do të paguajnë 0.53 dollarë për çdo bimë dhe 0.33 dollarë për çdo pako apo kontejner të gjurmuar.

Tarifat, të miratuara nga Këshilli i Ministrave, nuk përfshijnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe taksat e tjera të aplikueshme. Ato do të zbatohen për çdo subjekt të licencuar ose të lejuar që operon me farat, bimët mëmë, klonet, fidanët, bimët e rritura, mbetjet, nënproduktet dhe produktet e kanabisit.

Tarifa prej 0.53 dollarësh do të aplikohet për çdo klon, fidan, bimë mëmë dhe bimë të rritur. Ndërsa tarifa prej 0.33 dollarësh do të paguhet për çdo pako, material të ambalazhuar ose kontejner që pajiset me etiketë gjurmimi.

Faturimi dhe administrimi i pagesave do të kryhen nga shoqëria shtetërore “ALBTrace Co”. Tarifa vjetore do të faturohet përpara se subjekti të marrë aksesin e parë në sistem dhe më pas në çdo vit kalendarik pasardhës.

Megjithëse faturat do të përmbajnë edhe vlerën ekuivalente në lekë, të llogaritur sipas kursit të Bankës së Shqipërisë në ditën e lëshimit, pagesat duhet të kryhen vetëm në dollarë amerikanë. Subjektet do të kenë tetë ditë nga dërgimi elektronik i faturës për të shlyer të gjithë detyrimin.

Për tarifat që lidhen me numrin e bimëve apo të pakove, subjektet do të deklarojnë paraprakisht sasinë që kërkojnë të shenjojnë. Mbi bazën e këtij deklarimi, “ALBTrace Co” do të lëshojë faturën përkatëse, duke përfshirë vlerën e tarifës, TVSH-në dhe konvertimin në lekë.

Pagesa do të jetë kusht për aktivizimin e etiketave dhe kodeve unike të gjurmimit. Sipas vendimit, asnjë etiketë apo kod nuk do të aktivizohet pa u shlyer më parë e gjithë shuma e faturuar.

Etiketat dhe kodet e porositura do të mund të përdoren vetëm nga subjekti që ka kryer porosinë. Shitja, transferimi, tjetërsimi ose dhënia e tyre në përdorim subjekteve të tjera ndalohet, thuhet në vendim.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
albtrace gjurmimi kanabisi tarifat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter