Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahmaj morën pjesë  në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ky është programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu.

Fjalën e para e mori ministrja Ibrahimaj. Ajo tha se qeveria shqiptare do të mbështesë bizneset.

“Kredia është rritur për bizneset. Ka pasur më shumë financime në dispozicion. Vetëm 26 përqind e kredisë për biznese që shkojnë për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Ne duam që të mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse përbëjnë mbi 88 përqind të punësimit. Pra, kanë një kontribut tepër të rëndësishëm në ekonomi. Ato duhet të fuqizohen nga ana teknologjike dhe ekonomike. Të gjitha bizneset të drejtohen në banka dhe të pyesin për nismën ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’. Është porgram me shumë leverdi ”, tha Ibrahimaj.

Më tej, fjalën e mori Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Ai tha se bizneset mund të përfitojnë nga programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Sejko deklaroi se programi u vjen në ndihmë bizneseve, që të mund të fuqizohen.

“Norma e interesit për kredinë për bizneset në kuadër të këtij program është vetëm 2 përqind. Bankat të jenë pro-aktive, ta shikojnë shumë seriozisht. Biznesi të jetë sa më i interesuar, që të përfitojnë nga program tepër atraktiv.

Falëndroj bankat që kanë qenë bashkëpunuese. Presim që të shohim rezultate tepër të larta në kreditim”, u shpreh Sejko.

Kryeministri Edi Rama tha se gjendja financiare e bankave është e mirë. Rama shtoi se me anë të programit, u jepet krahë bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Ne duam t’ju japim krahë ndërmarrjeve të vogla e të mesme që të dyfishohen. Guvernatori ka qenë një persn kyç në këtë projekt. Bankat janë në një zonë konforti aktualisht dhe mund të japin para, teksa fitojnë vetëm pak. Jemi gati që të asistojmë bizneset, që kanë një plan të besueshëm, por nuk kanë kapacitetin financiar të duhur.

Ne kemi një grup të gatshëm, që do të jetë në dispozicion të bizneseve. Ministria e Ekonomisë do të luajë rolin e vet, që të bëjë ndërmjetësin mes bizneseve dhe grupit të ekspertëve. Është dhe një uebsite, ku mund të komunikohet, për të gjitha problematikat që mund të hasen”, tha Rama.

Vlerësoi se ka një rol të veçantë në këtë program ka edhe Ministria e Bujqësisë. Shtoi seshumë potencial ka edhe tek agro-përpunimi.

“Edhe Ministria e Bujqëisë ka një rol në këtë program. Tek agro-përpunimi ka shumë potencial dhe ka shumë hapësirë, që nuk është zhvilluar. Një element i ri i programit është mbështetja e shoqërive të përbashkëta në fshat mes fermrëve, sipërmarrëseve të vegjël e të mesëm të fshatrave dhe bashkive. Edhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka rolin e vet në stimulimin e sipërmarrjeve, që lidhen me turizmit. Ky program është për të vegjlit dhe të mesmit. Sipërmarrjet e mëdha nuk do të kenë akses në këtë program. Ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo ka barrën e koordinimit të bashkive me programin dhe ka barrën edhe për koordinimin për Paketën e Maleve”, deklaroi Rama.

Tregoi disa shembuj, sesi janë krijuar kompani shumë të suksesshme, që kanë nevojë për para, që të mund të rriten edhe më tej.

Kryeministri vlerësoi se Shqipëria është në një fazë tjetër zhvillimi dhe se qeveria adreson problemet e biznesit. Rama theksoi se qeveria është gati që të shkojë deri në 1 miliard euro mbështetje.

“Është krijuar një kompani interesante prsh, me djem 30 vjeç e poshtë dhe që bëjnë çobanin. Ai që e ka krijuar më tha se punëtorë kam, idenë e kam, por donte më shumë para. Edhe në Fier ka një kompani, që merret me produkte kozmetike. Kanë të njëjtin problem, atë të financimit. Ka ndërmarrje dhe në fushën e teknologjisë. Edhe këto kanë nevojë për financim për t’u rritur, për t’u dyfishuar apo shumëfishuar. Programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh, që është shumë e konsiderueshme dhe do ketë gjithë mbështetjen tonë në mënyrë sistematike. Do ngremë një Task Forcë, për të parë se ku programi ka nevojë për më shumë ndërhyrje nga ana ekonomike.

Njerëzit tashmë janë mësuar me suksesin dhe nuk bëjnë krahasim me të shkuarën. Jemi në një fazë të re të zhvillimit, ku qeveria ndihmon aty ku duhet. Ky është një instrument, që qeveria përdor, për të ndihmuar bizneset edhe psikologjikisht. Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje. 1 miliard euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, që askush mos të thotë se nuk kam mbështetje financiare, për të bërë plan. Ama duhet të ketë plan. Këto janë para njësoj si ato që vijnë nga BE. Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi me interes vetëm 2-3 përqind”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ekofin Media
Ekofin Media
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026

Tregu i pasurive të paluajtshme kërkon zërin e profesionistëve, NAREA nis anketimin kombëtar

12:20 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

gazetar_113:40 - Korrik 17, 20260

Pas disa javësh qetësie në tregjet ndërkombëtare, çmimet e naftës dhe benzinës pritet të rriten…

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:40 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:19 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:02 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter