Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

16:43 - Korrik 16, 2026

Sekuestrimi i kokainës zbulon lidhjet me Wall Street-in, pasuritë e paluajtshme në Dubai dhe kriptot

14:20 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rreth 5,700 m2 sipërfaqe ndërtimi në tokë shtetërore në Palasë dhe Dhërmi, privati do ndërtojë godinat e shërbimeve publike

13:19 - Korrik 16, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur një konkurs ndërkombëtar për përzgjedhjen e partnerit privat që do të financojë dhe zhvillojë Qendrën e Shërbimeve Publike në Palasë, ndërsa paralelisht do të ndërtojë dy struktura akomoduese në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi.

Kriteri bazë financiar parashikon që Korporatës t’i ofrohet të paktën 35% e sipërfaqes totale të zhvillimit të secilës strukturë akomoduese. Sipërfaqja maksimale që mund të projektohet dhe ndërtohet është 3,577 metra katrorë në Palasë dhe 2,100 metra katrorë në Dhërmi.

Kandidatët do të renditen në varësi të përqindjes së sipërfaqes që i ofrojnë Korporatës mbi pragun minimal prej 35%. Sipas dokumenteve të thirrjes, fituesi duhet të ketë marrë çmimin e parë nga juria për masterplanin dhe projekt-idetë arkitekturore dhe njëkohësisht të ketë paraqitur ofertën financiare më të favorshme për Korporatën.

Shërbimet publike financohen nga zhvilluesi privat

Projekti parashikon ngritjen e Qendrës Shëndetësore Verore në Palasë, stacionit të Policisë së Shtetit, stacionit të Policisë Kufitare dhe shërbimit zjarrfikës për zonën Palasë-Dhërmi.

Këto objekte me funksion publik do të financohen dhe zhvillohen nga partneri privat i përzgjedhur, në kuadër të marrëveshjes për zhvillimin e dy strukturave akomoduese. Me kërkesë të Korporatës, objektet e para që do të ndërtohen duhet të jenë pikërisht ambientet e shërbimeve publike në Palasë.

Partneri privat do të mbulojë gjithashtu shpenzimet e konkursit ndërkombëtar, hartimin e projekteve të detajuara, taksat dhe tarifat për lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit, mbikëqyrjen e punimeve, si dhe kostot e regjistrimit të objekteve dhe kalimit të pjesëve takuese te partneri publik dhe Korporata.

Konkursi zhvillohet në dy faza

Procedura do të zhvillohet në dy faza dhe me tri zarfe. Në fazën e parë, subjektet e interesuara duhet të paraqesin dokumentet e kualifikimit, një masterplan për zonën e zhvillimit publik në Palasë dhe tri projekt-ide paraprake arkitekturore.

Pesë kandidatët më të vlerësuar që plotësojnë kriteret e kualifikimit do të ftohen në fazën e dytë. Në këtë fazë, zarfi i parë do të përmbajë masterplanin dhe projekt-idetë arkitekturore, ndërsa zarfi i dytë ofertën financiare për dy strukturat akomoduese në Palasë dhe Dhërmi.

Projektet do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare dhe pesë propozimeve më të mira do t’u jepen çmime. Pas vlerësimit arkitekturor do të hapen ofertat financiare për përzgjedhjen e fituesit të kontratës së sipërmarrjes.

Afati për dorëzimin e aplikimeve në fazën e parë është 10 shtator 2026, ora 15:00.

Procedura është e hapur për subjekte private ose publike, vendase dhe të huaja, të cilat mund të aplikojnë edhe me nënkontraktorë të specializuar. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aic palase privati shëndetësore Thirrja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

16:43 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

gazetar_216:43 - Korrik 16, 20260

Buxheti i shtetit mbylli gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 me rreth 52.8 miliardë lekë,…

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026

Rreth 5,700 m2 sipërfaqe ndërtimi në tokë shtetërore në Palasë dhe Dhërmi, privati do ndërtojë godinat e shërbimeve publike

13:19 - Korrik 16, 2026

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:43 - Korrik 16, 2026

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

14:17 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

13:19 - Korrik 16, 2026

Rreth 5,700 m2 sipërfaqe ndërtimi në tokë shtetërore në Palasë dhe Dhërmi, privati do ndërtojë godinat e shërbimeve publike

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

16:43 - Korrik 16, 2026

Sekuestrimi i kokainës zbulon lidhjet me Wall Street-in, pasuritë e paluajtshme në Dubai dhe kriptot

14:20 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter