Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit nga operatorët e platformave digjitale”, një nismë që për herë të parë vendos detyrimin ligjor që operatorët e platformave digjitale të mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë pranë administratës tatimore të dhënat mbi të ardhurat e përdoruesve që realizojnë aktivitet ekonomik përmes tyre. Projektligji do të fillojë të japë efekt nga 1 janari 2029, ndërsa periudha e parë e raportimit do të jetë viti 2029.

Nisma transpozon në legjislacionin shqiptar Direktivën evropiane DAC7 dhe synon të krijojë një sistem të shkëmbimit automatik të informacionit tatimor mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian për aktivitetet ekonomike që zhvillohen në platformat digjitale.

Projektligji prek një gamë të gjerë aktivitetesh që realizohen online. Në raportim do të përfshihen të ardhurat nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, dhënia me qira e mjeteve të transportit, ofrimi i shërbimeve personale dhe shitja e mallrave përmes platformave digjitale.

Sipas draftit, detyrimi nuk bie mbi shitësit, por mbi operatorët e platformave, të cilët do të duhet të identifikojnë përdoruesit që zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe të mbledhin informacion të detajuar për ta. Për individët do të kërkohen emri, adresa, numri i identifikimit tatimor, numri i TVSH-së kur ekziston dhe data e lindjes, ndërsa për bizneset do të raportohen edhe numri i regjistrimit, selia, rezidenca tatimore dhe informacion mbi selitë e përhershme.

Përveç identifikimit të shitësve, operatorët do të raportojnë edhe të dhënat ekonomike të aktivitetit. Raporti vjetor do të përmbajë shumën e të ardhurave të paguara ose kredituara për çdo tremujor, numrin e transaksioneve, tarifat dhe komisionet e mbajtura nga platforma, si dhe identifikuesin e llogarisë financiare ku janë kryer pagesat. Për aktivitetet e qiradhënies do të raportohen edhe adresa e pronës, numri kadastral kur është i disponueshëm, numri i ditëve të qirasë dhe tipologjia e pasurisë.

Projektligji përcakton edhe rastet kur nuk do të zbatohet raportimi. Përjashtohen institucionet publike, shoqëritë e listuara në bursë dhe shitësit që gjatë një viti realizojnë jo më shumë se 30 shitje mallrash me një vlerë totale që nuk kalon 2 000 euro. Gjithashtu përjashtohen edhe operatorë të caktuar që plotësojnë kriteret e përjashtimit të përcaktuara në ligj.

Operatorët e platformave do të jenë të detyruar të verifikojnë saktësinë e të dhënave të përdoruesve përmes dokumenteve zyrtare ose shërbimeve elektronike të identifikimit të ofruara nga Bashkimi Evropian apo shtetet anëtare. Në rast se informacioni rezulton i pasaktë, platforma duhet të kërkojë korrigjimin e tij dhe dokumentacion mbështetës, si dokument identifikimi apo certifikatë rezidence tatimore.

Drafti parashikon gjithashtu masa të detyrueshme ndaj përdoruesve që nuk bashkëpunojnë. Nëse një shitës nuk dorëzon informacionin e kërkuar edhe pas dy njoftimeve brenda një periudhe 60-ditore, operatori i platformës duhet t’i mbyllë profilin deri në plotësimin e detyrimeve. Kur ekzistojnë pagesa të papërfunduara, ato mund të bllokohen dhe, në rast të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm, platforma duhet të ndalojë riregjistrimin ose t’i ndërpresë aksesin përdoruesit.

Për operatorët që nuk respektojnë detyrimet, projektligji vendos një regjim të ri sanksionesh administrative. Mungesa e raportimit vjetor dënohet me gjobë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë, raportimi me të dhëna të pasakta dënohet me gjoba deri në 500 mijë lekë, ndërsa mosregjistrimi i operatorit pranë administratës tatimore dënohet me 1 milion lekë. Përveç gjobave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të urdhërojë përmbushjen e detyrimeve ose të pezullojë statusin e operatorit për qëllime raportimi deri në korrigjimin e shkeljeve.

Projektligji përcakton se raportimi do të kryhet çdo vit deri më 31 janar për vitin paraardhës, ndërsa më pas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do ta shkëmbejë automatikisht informacionin me autoritetet tatimore të vendeve të Bashkimit Evropian ku shitësi është rezident ose ku ndodhet pasuria e paluajtshme që jepet me qira.

Sipas draftit, qëllimi i ligjit është krijimi i një sistemi të unifikuar raportimi për ekonominë e platformave digjitale, rritja e transparencës fiskale dhe lehtësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në administrimin tatimor, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ekofin Media
Ekofin Media
airbnb Booking marketplace raportimi shitesve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

gazetar_110:33 - Korrik 16, 20260

Mosmarrëveshjet tatimore ndërkufitare nuk do të mbeten më peng i negociatave pa afat mes administratave…

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:33 - Korrik 16, 2026

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:11 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

08:28 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter