Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria është renditur si destinacioni më i përballueshëm për turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një analize të publikuar nga “Forbes”.

Studimi analizoi 114,680 kërkime për oferta të sigurimit të udhëtimit, të kryera gjatë periudhës 1 prill 2025 – 31 mars 2026, dhe vlerësoi destinacionet më të njohura, bazuar në koston mesatare ditore të udhëtimit.

Në renditje, Shqipëria zë vendin e parë, duke lënë pas Filipinet, Indinë, Vietnamin dhe Tajlandën.

Për të siguruar një bazë të besueshme të dhënash, analiza përfshiu vetëm destinacionet që regjistruan të paktën 500 kërkime për sigurim udhëtimi, gjatë periudhës së studimit.

Më pas u analizuan kostoja mesatare e udhëtimit dhe kohëzgjatja mesatare e tij, për të llogaritur shpenzimin mesatar ditor, për çdo destinacion.

Sipas “Forbes Advisor”, Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm mes kostos dhe përvojës turistike, duke u shndërruar në zgjedhjen më ekonomike për vizitorët amerikanë.

Me rivierën e saj përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, qytetet historike, Alpet Shqiptare dhe mikpritjen tradicionale, vendi po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin, si një nga destinacionet me raportin më të mirë cilësi-çmim për turistët ndërkombëtarë.

Artikulli i “Forbes Advisor” thekson gjithashtu se, pavarësisht kostos së ulët të pushimeve, turistët nuk duhet të neglizhojnë sigurimin e udhëtimit, pasi shpenzimet mjekësore ose situatat e papritura jashtë vendit, mund të jenë shumë të kushtueshme edhe në destinacionet më ekonomike./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
amerikane destinacionet Forbes kosto turistike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Telegraph”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më të preferuara në Evropë

21:24 - Korrik 10, 2026

Kategorizimi i strukturave akomoduese, adresa në QKB duhet të përputhet me objektin

15:49 - Korrik 10, 2026

Shqipëria është bërë destinacioni më i nxehtë turistik në Evropë, por me çfarë kostoje?

11:26 - Korrik 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

gazetar_214:00 - Korrik 11, 20260

Rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës dhe ankesat e konsumatorëve për çmimet e produkteve…

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026

Një në tre nxënës është “zhdukur” nga bankat e shkollës në dekadën e fundit, përgjysmim i numrit në gjimnaze

09:58 - Korrik 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:00 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

13:35 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

11:45 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter