Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

17:32 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Aeroporti i Tiranës kryeson Evropën mes aeroporteve të mëdha për rritjen e pasagjerëve në maj

20:00 - Korrik 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria vijon të konfirmojë pozicionin e saj si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të transportit ajror në Evropë. Sipas raportit më të fundit të ACI Europe për muajin maj 2026, Aeroporti i Rinasit regjistroi një rritje prej 26% të numrit të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u renditur i treti në të gjithë Europën për ritmin e rritjes së trafikut ajror.

Vetëm Maqedonia e Veriut, me një rritje prej 27.4%, dhe Sllovakia, me 112.8% – e ndikuar nga rikthimi i linjave ajrore dhe baza shumë e ulët e krahasimit – regjistruan rezultate më të larta. Pas Shqipërisë renditen Mali i Zi (+17.8%), Malta (+16.5%) dhe Uzbekistani (+16.2%).

Rritja e Shqipërisë është edhe më domethënëse në nivel aeroportesh. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u rendit i pari ndër aeroportet e kategorisë “Large” (10–25 milionë pasagjerë në vit), me një rritje prej 26%, duke lënë pas aeroporte të rëndësishme si Tashkenti (+20.9%), Malta (+16.5%), Krakovi (+16%) dhe Izmiri (+13.3%).

Screenshot

Raporti i ACI Europe tregon se trafiku i pasagjerëve në të gjithë rrjetin europian të aeroporteve u rrit me vetëm 3.2% gjatë muajit maj, çka do të thotë se Shqipëria ka avancuar me një ritëm mbi tetë herë më të lartë se mesatarja europiane.

Sipas ACI Europe, performanca e tregjeve kombëtare vijon të karakterizohet nga diferenca të mëdha, të ndikuara nga kërkesa e fortë turistike, zgjerimi i kompanive ultra low-cost, ndryshimet në kapacitetet e linjave ajrore, si dhe zhvillimet gjeopolitike. Shqipëria përfiton veçanërisht nga zgjerimi i rrjetit të fluturimeve me kosto të ulët dhe rritja e vazhdueshme e kërkesës turistike.

Rezultatet e muajit maj përforcojnë trendin e viteve të fundit, ku Aeroporti i Tiranës është shndërruar në një nga aeroportet me rritjen më dinamike në Europë, duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më i rëndësishëm për turizmin dhe transportin ajror në rajon. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ACI EUROPE aeroporti tiranes low cost pasagjerët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

17:32 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

gazetar_217:32 - Korrik 11, 20260

Administrata Tatimore po intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri dhe të ardhura të larta, të…

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:32 - Korrik 11, 2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

14:00 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

13:35 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

17:32 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter