Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kategorizimi i strukturave akomoduese, adresa në QKB duhet të përputhet me objektin

15:49 - Korrik 10, 2026

Qeveria vendos gjurmim elektronik për armët dhe municionet ushtarake

15:44 - Korrik 10, 2026

Bankat dhe institucionet financiare do të raportojnë incidentet madhore kibernetike brenda 4 orëve, testim vjetor për sistemet kritike

15:15 - Korrik 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

14:20 - Korrik 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Punonjësit me gradë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin do të përfitojnë pagesa shtesë për punën gjatë natës, në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare, ndërsa përcaktohen edhe rregulla të reja për kompensimin e orëve shtesë.

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin e vitit 2019 për kriteret, masën e përfitimit dhe llojet e pushimeve të punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Sipas vendimit të ri, zjarrfikësit që punojnë nga ora 19:00 deri në orën 22:00 do të përfitojnë një shtesë mbi pagë prej 20% për çdo orë pune. Për shërbimin e kryer gjatë natës, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, shtesa do të jetë 50% për çdo orë.

Ndërsa për punën në ditët e pushimit javor dhe në festat zyrtare, punonjësit do të marrin një shtesë prej 25% për çdo orë pune.

Pagesa shtesë duhet të jepet së bashku me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi.

Kompensim me pushim ose pagesë për orët shtesë

Vendimi përcakton gjithashtu mënyrën se si do të kompensohen orët shtesë të punës.

Kur orët shtesë kryhen në një ditë të zakonshme pune, punonjësi do të kompensohet me pushim të barabartë me numrin e orëve të punuara, plus 25% të tyre.

Nëse puna shtesë kryhet në ditë pushimi, në festa zyrtare ose gjatë natës, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, kompensimi do të jetë i barabartë me orët e kryera, plus 50%.

Kompensimi me pushim duhet të realizohet brenda dy muajve nga dita kur janë kryer orët shtesë. Kur dhënia e pushimit nuk është e mundur, punonjësi do të kompensohet financiarisht, sipas së njëjtës masë.

Në rastet kur një festë zyrtare përkon me një ditë pushimi, punonjësi do të përfitojë një ditë pushimi shtesë ose pagesën për tetë orë pune, të llogaritur mbi pagën orare.

Deri në 200 orë shtesë në vit

Numri maksimal i orëve shtesë për punonjësit operacionalë të shërbimit zjarrfikës nuk mund të kalojë 200 orë në vit.

Ky kufi mund të tejkalohet vetëm me autorizimin e inspektoratit përgjegjës për punën dhe vetëm në rastet e forcës madhore ose gjatë menaxhimit të emergjencave civile në dobi të popullsisë.

Efektet financiare shtesë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar sektoriale që u jepet bashkive.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ekofin Media
Ekofin Media
pagat qeveria rritje zjarrfikesit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kategorizimi i strukturave akomoduese, adresa në QKB duhet të përputhet me objektin

15:49 - Korrik 10, 2026

Qeveria vendos gjurmim elektronik për armët dhe municionet ushtarake

15:44 - Korrik 10, 2026

Bankat dhe institucionet financiare do të raportojnë incidentet madhore kibernetike brenda 4 orëve, testim vjetor për sistemet kritike

15:15 - Korrik 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kategorizimi i strukturave akomoduese, adresa në QKB duhet të përputhet me objektin

gazetar_215:49 - Korrik 10, 20260

Bizneset që kërkojnë certifikatën e kategorizimit për hotele, bujtina, resorte, hostele, apartamente, vila dhe struktura…

Qeveria vendos gjurmim elektronik për armët dhe municionet ushtarake

15:44 - Korrik 10, 2026

Bankat dhe institucionet financiare do të raportojnë incidentet madhore kibernetike brenda 4 orëve, testim vjetor për sistemet kritike

15:15 - Korrik 10, 2026

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

14:20 - Korrik 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:49 - Korrik 10, 2026

Kategorizimi i strukturave akomoduese, adresa në QKB duhet të përputhet me objektin

15:44 - Korrik 10, 2026

Qeveria vendos gjurmim elektronik për armët dhe municionet ushtarake

15:15 - Korrik 10, 2026

Bankat dhe institucionet financiare do të raportojnë incidentet madhore kibernetike brenda 4 orëve, testim vjetor për sistemet kritike

Kategorizimi i strukturave akomoduese, adresa në QKB duhet të përputhet me objektin

15:49 - Korrik 10, 2026

Qeveria vendos gjurmim elektronik për armët dhe municionet ushtarake

15:44 - Korrik 10, 2026

Bankat dhe institucionet financiare do të raportojnë incidentet madhore kibernetike brenda 4 orëve, testim vjetor për sistemet kritike

15:15 - Korrik 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter