Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

14:20 - Korrik 10, 2026

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

13:49 - Korrik 10, 2026

Leku që po kollufit euron

13:43 - Korrik 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rama: 1.5 miliardë euro investime për programin “Rilindja Urbane 2.0”

12:56 - Korrik 10, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”. Në fjalën e tij, Rama tha se, “ky është një program kombëtar ambicioz për të kaluar tek “Rilindja Urbane 2.0” duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh”.

Rama foli jo vetëm për dallimin mes programit të ri dhe fazës së parë të Rilindjes Urbane, por edhe për arsyet që, sipas tij, e bëjnë të domosdoshëm këtë program të ri.

Ai tregoi një bisedë me një kryebashkiak, i cili ishte ankuar për reagimin e një komuniteti që protestonte, pavarësisht se bashkia kishte përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës në atë zonë.

Sipas Ramës, ky është një lexim i gabuar i situatës. “Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarde të tjera”, tha ai.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk është më një shoqëri e varfër.

“Ne kemi qenë një shoqëri e varfër, nuk jemi më një shoqëri e varfër. Nuk thashë që nuk kemi varfëri, por nuk jemi më një shoqëri e varfër”, u shpreh Kryeministri.

Ai shtoi se shoqëritë e varfra janë shumë më tolerante ndaj mungesave.

“Në shoqëritë e varfra dominon mendësia ‘ka edhe më keq’. Ndërsa në shoqëritë e zhvilluara, ose në shoqëritë që hyjnë në një fazë zhvillimi ku gjërat që deri dje dukeshin të pamundura bëhen realitet, njerëzit bëhen gjithnjë e më intolerantë ndaj mungesave”, tha ai.

Sipas tij, suksesi dhe ndryshimi nuk i ulin pritshmëritë, por i rrisin ato.

“Nëse në shoqëritë e varfra mbizotëron ideja ‘ka edhe më keq’, në shoqëritë e zhvilluara mbizotëron ideja ‘ka edhe më mirë’. Dhe sigurisht që ka edhe më mirë. Kjo është shenja më e sigurt që ne sot jemi zyrtarisht në një fazë të re”, tha Rama

Rama kujtoi edhe diskutimet pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, duke thënë se kishte paralajmëruar se rezultati prej 83 mandatesh ishte njëkohësisht bekim dhe mallkim.

“Më kujtohet që pas zgjedhjeve të fundit, në një mbledhje të mbyllur, këmbëngula se 83 mandatet janë një bekim, por po aq edhe një mallkim. Më thanë: ‘Çfarë është ky mallkim? Ne jemi në rregull.’ Jo, sepse jemi në një fazë të re të marrëdhënies së çdo qytetari me veten, me vendin dhe me shtetin”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas tij, programi “Rilindja Urbane 2.0” është një nga instrumentet që i përgjigjet kësaj faze të re, duke u nisur nga fakti se programi i parë i Rilindjes Urbane e ka përmbushur misionin e tij.

Duke folur për papunësinë, Rama tha se shifrat e prezantuara nga ministrja janë reale, por shtoi se do të ishte gabim të mendohej se mospranimi i tyre lidhet me mosbesimin ndaj statistikave.

“Ka njerëz që i marrin ato shifra dhe thonë: ‘Çfarë punësimi? Këtu kush punon është skllav. Këtu të japin 200 euro.’ Këtu ndoshta ka gabim në mënyrën se si formulohen gjërat, por në thelb kemi të bëjmë me pritshmëri shumë më të larta”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se faza e parë e Rilindjes Urbane kishte si mision nxjerrjen e vendit nga degradimi i gjatë urban.

“Rilindja Urbane ishte dalja nga një fazë e gjatë rrënimi dhe degradimi që ishte kudo. Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin fytyra e degradimit dhe e dorëzimit përpara fatit. Edhe sheshi “Skënderbej” i asaj kohe ishte në atë gjendje”, tha Rama.

Ai shtoi se rikthimi i qytetit si një hapësirë ku njerëzit mund të kenë jetë sociale, së bashku me investimet në sheshe, rrugë, ndriçim, shkolla, çerdhe, ujësjellësa dhe kanalizime, i përkisnin një faze kur shqiptarët filluan të besonin sërish te vetja dhe te vendi.

“Njerëzit filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur, jo vetëm në male apo 100 metra larg bregut të detit, por edhe në qytetet e saj, të cilat mund t’u prezantoheshin me dinjitet banorëve dhe vizitorëve”, tha Rama.

Rama tha se sot vendi ndodhet në një realitet tjetër.

“Tani nuk jemi më në fazën që na mungojnë këto”, tha Rama

Ai bëri të ditur gjithashtu se deri më tani janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë.

“Sot jemi në një fazë tjetër. Nuk është më mungesa problemi kryesor, por sasia dhe cilësia e asaj që ke dhe e asaj që kërkon. Njerëzit duan më shumë dhe e duan me cilësi më të mirë. Kjo nuk është mosmirënjohje dhe as një kërkesë e pajustifikuar”, theksoi Rama./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama kryeministri programi Rilindja urbane 2.0
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

14:20 - Korrik 10, 2026

Rreth 52% e totalit të kredisë së bankave është dhënë për prona, rritje rekord për individët në 2025

12:40 - Korrik 10, 2026

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

11:18 - Korrik 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

gazetar_214:20 - Korrik 10, 20260

Punonjësit me gradë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin do të përfitojnë pagesa…

Rama: 1.5 miliardë euro investime për programin “Rilindja Urbane 2.0”

12:56 - Korrik 10, 2026

Rreth 52% e totalit të kredisë së bankave është dhënë për prona, rritje rekord për individët në 2025

12:40 - Korrik 10, 2026

Kompensimi i naftës për transportin publik, vetëm 26 operatorë kanë aplikuar deri tani për fondin 250 milionë lekë

11:18 - Korrik 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:20 - Korrik 10, 2026

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

12:56 - Korrik 10, 2026

Rama: 1.5 miliardë euro investime për programin “Rilindja Urbane 2.0”

12:40 - Korrik 10, 2026

Rreth 52% e totalit të kredisë së bankave është dhënë për prona, rritje rekord për individët në 2025

Qeveria rrit pagesat për zjarrfikësit, deri në 50% shtesë për punën gjatë natës

14:20 - Korrik 10, 2026

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

13:49 - Korrik 10, 2026

Leku që po kollufit euron

13:43 - Korrik 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter