Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

FDA klasifikon ZYN si produkt me risk të modifikuar

16:12 - Korrik 8, 2026

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

16:12 - Korrik 8, 2026

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” – Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

16:09 - Korrik 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” – Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

16:09 - Korrik 8, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po bëhet gati për të kryer një “fotografi” të detajuar të realitetit të saj rural. Projektligji i ri për Censin e Bujqësisë ka kaluar për diskutim në Komisionin Parlamentar të Bujqësisë, ku u vu theksi te nevoja për të dhëna të krahasueshme me standardet ndërkombëtare. Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, u shpreh se ky proces nuk do të jetë thjesht një mbledhje statistikash formale, por do të shërbejë si shtrat për të gjitha reformat dhe investimet e ardhshme në fshat.

“Kjo fotografi nuk bëhet vetëm për statistika formale, ajo është pjesa bazë mbi të cilat do të bazohen politikat e ardhshme, që këto të jenë më të drejta, më të sakta, më të matshme. Pa këtë bazë, diskutimi i mbështetjes së fermerëve, cilësisë kombëtare, investimit në infrastrukturën bujqësore, zhvillimeve rurale, apo për afrimin e politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian, mbetet për t’u përmirësuar.”

Censi i ri i bujqësisë vjen si një detyrim dhe domosdoshmëri për të përafruar Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

“Krahas harmonizimit me legjislacionin evropian, është mbështetur fort edhe në programin botëror të regjistrimit të bujqësisë të hartuar nga FAO në të cilin ne jemi mbështetur për grumbullimin e të dhënave ekonomike bujqësore, përcaktimin e vitit të referencës, strukturën e të dhënave të grumbulluara që do të mblidhen nëpërmjet censit si karakteristikat e përgjithshme: toka, blegtoria, punësimi e të tjera,” tha Lantona Sado Drejtoreshë e Instat.

Nga ana e tyre, deputetët e komisionit vlerësuan rëndësinë e këtij kuadri ligjor për orientimin e fondeve publike dhe investimeve strategjike.

“Kërkohet të hartohet një bazë të dhënash, se pa patur ato nuk mund të kemi vlerësimin e mbështetjes për fermerët, për zhvillimin rural, dhe sigurinë ushqimore, për planifikimin e investimeve publike, për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ligj është shumë i detajuar dhe në të janë përgatitjet… baza kryesore ku do të jetë i ngarkuar institucioni i INSTAT-it, në përputhje me parimet dhe rregullat e Eurostat-it dhe të FAO-s,” shprehet Fadil Nasufi Deputet.

Me miratimin e këtij projektligji, INSTAT do të ketë përgjegjësinë kryesore ligjore për të zbritur në terren sipas parimeve të Eurostat-it./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
bazë dështon fermerët mbështetja të dhënash
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

FDA klasifikon ZYN si produkt me risk të modifikuar

16:12 - Korrik 8, 2026

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

16:12 - Korrik 8, 2026

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

13:18 - Korrik 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inflacioni ngjitet në 3.2% në qershor, strehimi dhe ushqimet mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve

gazetar_113:53 - Korrik 8, 20260

Inflacioni në Shqipëri ka hyrë sërish mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Të dhënat më…

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

13:18 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:53 - Korrik 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3.2% në qershor, strehimi dhe ushqimet mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve

13:18 - Korrik 8, 2026

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

12:12 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

FDA klasifikon ZYN si produkt me risk të modifikuar

16:12 - Korrik 8, 2026

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

16:12 - Korrik 8, 2026

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” – Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

16:09 - Korrik 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter