Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

FDA klasifikon ZYN si produkt me risk të modifikuar

16:12 - Korrik 8, 2026

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

16:12 - Korrik 8, 2026

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” – Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

16:09 - Korrik 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

16:12 - Korrik 8, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Përditësimi i ri i Street View sjell pamje më të sakta dhe të përditësuara të qyteteve, destinacioneve turistike dhe peizazheve natyrore shqiptare, duke e bërë më të lehtë eksplorimin e vendit për qytetarët, turistët dhe bizneset

Foto: Burimi i “Syrit të Kaltër”, i disponueshëm tashmë në rezolucion të lartë në Google Street View.

Google ka përfunduar një përditësim të gjerë të imazheve të Street View në Shqipëri, duke sjellë fotografi të reja dhe me rezolucion të lartë nga qytetet, rrugët, destinacionet turistike dhe zonat natyrore në të gjithë vendin.

Përditësimi është pjesë e një nisme më të gjerë që përfshin Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ku automjetet e Google Street View kanë përshkuar mbi 103 mijë kilometra për të mbledhur imazhe të përditësuara, për të zgjeruar mbulimin dhe për të përmirësuar cilësinë e informacionit të disponueshëm në Google Maps.

Street View u mundëson përdoruesve të eksplorojnë virtualisht vende të ndryshme përmes imazheve panoramike 360 gradë, duke ndihmuar në orientimin, planifikimin e udhëtimeve dhe zbulimin e destinacioneve të reja.

Në Shqipëri, përditësimi përfshin qendrat urbane kryesore si: Tirana, Durrësi dhe Vlora, si edhe disa prej atraksioneve më të njohura turistike dhe kulturore të vendit. Përdoruesit mund të eksplorojnë virtualisht rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, si dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Beratit, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndër destinacionet natyrore të përfshira në përditësim është edhe Syri i Kaltër, një nga monumentet më të njohura natyrore të Shqipërisë, i cili tashmë mund të vizitohet virtualisht me imazhe të reja dhe më të detajuara.

Përditësimi i Street View pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për sektorin e turizmit, duke ndihmuar vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre dhe të zbulojnë destinacione të reja përpara se t’i vizitojnë fizikisht. Gjithashtu, bizneset lokale do të përfitojnë nga një paraqitje më e saktë dhe më e përditësuar në Google Maps, platforma që përdoret çdo ditë nga miliona njerëz në mbarë botën.

Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të turizmit gjatë viteve të fundit dhe mjetet digjitale luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si vizitorët zgjedhin, planifikojnë dhe përjetojnë destinacionet e tyre. Përmes imazheve të reja të Street View, Google synon të ofrojë një pasqyrë më të saktë të transformimeve urbane, zhvillimeve infrastrukturore dhe pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Google është i përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve. Përpara publikimit të imazheve të grumbulluara, përdoret një teknologji e avancuar për të mjegulluar automatikisht fytyrat dhe targat e automjeteve. Street View përfshin një funksion për të kërkuar mjegullimin e imazheve specifike (si p.sh. individë, automjete, shtëpi, etj.) duke klikuar mbi opsionin “Raporto një problem” (Report a problem), i cili ndodhet në këndin e poshtëm djathtas të imazheve të publikuara në Google Maps. Më shumë informacion rreth Politikës së Privatësisë së Google mund të gjeni në:https://policies.google.com/privacy.

Për të eksploruar Shqipërinë në Street View, hapni Google Maps në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare, gjeni një vend që dëshironi të vizitoni dhe tërhiqni ikonën e verdhë të njeriut (Pegman) mbi një vijë blu për të hyrë në Street View. Më shumë informacion rreth Street View është i disponueshëm në:https://www.google.com/streetview/ 

Rreth Google Street View

Google Street View është një funksion i Google Maps dhe Google Earth që ofron imazhe panoramike 360 gradë të rrugëve, qyteteve dhe pikave të interesit në mbarë botën. Shërbimi ndihmon përdoruesit të eksplorojnë vende, të planifikojnë itinerare dhe të orientohen më lehtë në mjedise të ndryshme, duke ofruar një përvojë vizuale të detajuar dhe të përditësuar.

Ekofin Media
Ekofin Media
Google street view përditësim rikthehet shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

FDA klasifikon ZYN si produkt me risk të modifikuar

16:12 - Korrik 8, 2026

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” – Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

16:09 - Korrik 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3.2% në qershor, strehimi dhe ushqimet mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve

13:53 - Korrik 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inflacioni ngjitet në 3.2% në qershor, strehimi dhe ushqimet mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve

gazetar_113:53 - Korrik 8, 20260

Inflacioni në Shqipëri ka hyrë sërish mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Të dhënat më…

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

13:18 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:53 - Korrik 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3.2% në qershor, strehimi dhe ushqimet mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimeve

13:18 - Korrik 8, 2026

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

12:12 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

FDA klasifikon ZYN si produkt me risk të modifikuar

16:12 - Korrik 8, 2026

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

16:12 - Korrik 8, 2026

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” – Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

16:09 - Korrik 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter