Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

5 gabimet më të shpeshta kur bëjmë gati valixhet

17:27 - Korrik 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) financoi blerjen e 23 motoçikletave të reja për Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, në një investim që synon forcimin e kapaciteteve operacionale të Policisë së Shtetit dhe rritjen e sigurisë publike.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, theksoi se ky financim është realizuar me fondet e krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara, duke e cilësuar atë si një shembull konkret të mënyrës se si asetet e marra krimit të organizuar rikthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas saj, filozofia e punës së Agjencisë është që çdo pasuri e konfiskuar të mos mbetet thjesht një procedurë administrative, por të shndërrohet në një vlerë të prekshme për shoqërinë, qoftë përmes mbështetjes së institucioneve ligjzbatuese, qoftë përmes ripërdorimit social të pasurive.

Xhaja nënvizoi se AAPSK po zbaton objektivin strategjik për alokimin e të paktën 50% të pasurive të konfiskuara për ripërdorim social, duke mbështetur njëkohësisht institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe organizatat që ofrojnë asistencë për viktimat e veprave penale dhe grupet vulnerabël.

Ajo bëri një bilanc të rezultateve të Agjencisë, duke bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2025 janë alokuar tre pasuri të paluajtshme për ripërdorim social, ndërsa janë transferuar mbi 12.3 milionë euro dhe 334 milionë lekë në favor të institucioneve shtetërore. Gjithashtu, janë transferuar pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme dhe mijëra prova materiale për përdorim institucional dhe social.

Edhe gjatë vitit 2026, sipas Kryeadministratores, AAPSK ka vijuar të njëjtën qasje, duke alokuar 150 mijë euro për organizatat jofitimprurëse që mbështesin grupet në nevojë dhe viktimat e veprave penale, si dhe duke transferuar 1.19 milionë euro, 17 milionë lekë, pasuri të luajtshme dhe prova materiale në mbështetje të institucioneve shtetërore.

“Kemi arritur të tejkalojmë objektivin strategjik të alokimit të 50% të pasurive të konfiskuara për ripërdorim social, duke dëshmuar se këto pasuri mund të krijojnë një ndikim real në sigurinë, drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh Xhaja.

Duke iu referuar investimit të realizuar, ajo theksoi se 23 motoçikletat e reja do të përmirësojnë reagimin në terren të Policisë së Shtetit, do të rrisin efikasitetin operacional dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Në përfundim të fjalës së saj, Kryeadministratorja falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Shtetit dhe Komitetin Ndërinstitucional kundër Krimit të Organizuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

Ajo theksoi se për AAPSK-në konfiskimi i pasurive nuk përfaqëson fundin e procesit, por fillimin e një transformimi, ku asetet e përfituara nga krimi shndërrohen në mjete për Policinë, mbështetje për viktimat, mundësi për komunitetet dhe investime që forcojnë institucionet e shtetit.

Ekofin Media
Ekofin Media
aapsk financimi motocikleta risena xhaja sekuestrimi Transformimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

13:42 - Korrik 7, 2026

Udhëtoni jashtë vendit? Ja dokumentet që ju duhen për dëmshpërblimin me Karton Jeshil

10:55 - Korrik 7, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

gazetar_219:08 - Korrik 7, 20260

Qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin e shtetit për të financuar pjesërisht koncertin e artistit amerikan…

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

13:42 - Korrik 7, 2026

Udhëtoni jashtë vendit? Ja dokumentet që ju duhen për dëmshpërblimin me Karton Jeshil

10:55 - Korrik 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

19:08 - Korrik 7, 2026

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

17:55 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

13:42 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

5 gabimet më të shpeshta kur bëjmë gati valixhet

17:27 - Korrik 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter