Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Rekord i ri negativ për euron: Zbret në 93.88 lekë

13:05 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:56 - Korrik 6, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Numri i të punësuarve në familjet e vrojtuara nga Banka e Shqipërisë ka shënuar rënie në gjysmën e dytë të vitit 2025, ndërsa sektori shtetëror rezulton i vetmi segment ku punësimi është rritur.

Sipas Vrojtimit mbi Gjendjen Financiare dhe Huamarrjen e Familjeve, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, numri total i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ra me 4.9% krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2025 dhe me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vrojtimi është kryer mbi një kampion rastësor prej 1,200 familjesh, nga të cilat rreth 90%, ose 1,075 familje, kanë marrë pjesë në intervistim.

Nga të dhënat rezulton se rënia erdhi kryesisht nga sektori privat dhe nga vetëpunësimi, ndërsa rritje u regjistrua vetëm në sektorin shtetëror.

Në gjysmën e dytë të vitit 2025, familjet e intervistuara deklaruan gjithsej 1,250 të punësuar, nga 1,314 që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe 1,295 në gjysmën e dytë të vitit 2024. Sipas Bankës së Shqipërisë, në sektorin shtetëror numri i të punësuarve u rrit në 227 persona, nga 225 në gjashtëmujorin e parë 2025 dhe 214 një vit më parë. Kjo do të thotë në rritje 0.9% në terma gjashtëmujorë dhe 6.1% në terma vjetorë.

E kundërta ka ndodhur në sektorin privat. Numri i të punësuarve në privat ra në 628 persona në gjashtëmujorin e dytë 2025, nga 680 në gjashtëmujorin e parë të vitit. Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2024, kur në këtë sektor raportoheshin 663 të punësuar, rënia është gjithashtu e dukshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia në sektorin privat ishte më e fortë në terma gjashtëmujorë, me 7.6%.

Rënie ka pasur edhe vetëpunësimi. Në fund të vitit 2025, në kampionin e vrojtuar rezultuan 395 të vetëpunësuar, nga 409 në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe 418 në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo tregon se dobësimi i punësimit nuk është përqendruar vetëm te marrëdhëniet klasike të punës në privat, por edhe te familjet që sigurojnë të ardhura përmes vetëpunësimit.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, pesha e sektorit shtetëror në totalin e të punësuarve të kampionit u rrit në 18%, nga 17% në dy periudhat krahasuese të mëparshme. Sektori privat mbetet burimi kryesor i punësimit, me 50% të totalit, por pesha e tij ka rënë nga 52% në gjashtëmujorin e parë 2025 dhe nga 51% një vit më parë. Vetëpunësimi zë 32% të totalit, thuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë, por më lart se 31% në gjashtëmujorin e parë 2025.

Vrojtimi tregon gjithashtu se ulja e punësimit në sektorin privat dhe nga vetëpunësimi është shoqëruar me rritje të personave që marrin të ardhura nga asistenca sociale.

Sipas raportit, kjo kategori është rritur me 15.8% në terma vjetorë. Në të kundërt, familjet që sigurojnë të ardhura nga emigracioni kanë shënuar rënie, me 18.3% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 9.8% krahasuar me një vit më parë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
familjet punësimi shteti Vetëpunësimi vrojtimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

gazetar_214:40 - Korrik 6, 20260

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar kuotat e përgjithshme të kredive…

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026

“Dyfisho biznesin tënd”, Rama premton kredi dhe garanci për sipërmarrjet

12:36 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:40 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

13:27 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:05 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Rekord i ri negativ për euron: Zbret në 93.88 lekë

13:05 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter