Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Rekord i ri negativ për euron: Zbret në 93.88 lekë

13:05 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hendeku gjinor në paga dyfishohet në pension: Gratë në Evropë marrin mesatarisht 24.5% më pak se burrat

09:28 - Korrik 6, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pabarazia mes grave dhe burrave nuk përfundon me daljen në pension. Përkundrazi, ajo bëhet edhe më e thellë. Të dhënat më të fundit tregojnë se, ndërsa gratë në Bashkimin Evropian paguhen mesatarisht 11.1% më pak se burrat gjatë jetës aktive në punë, diferenca në pensione arrin në 24.5%, më shumë se dyfishi i hendekut në paga.

Kjo do të thotë se për çdo 100 euro pension që merr një burrë, një grua pensioniste përfiton mesatarisht vetëm 75.5 euro.

Pse pensionet janë shumë më të ulëta për gratë?
Ekspertët shpjegojnë se pensioni nuk pasqyron vetëm pagën e fundit, por gjithë historinë e punësimit të një individi.

Sipas profesoreshës Alexandra Niessen-Ruenzi nga Universiteti i Mannheim-it, hendeku në pension nuk lidhet vetëm me diferencat në pagën për orë pune, por edhe me vitet më të pakta të kontributeve, punën me kohë të pjesshme, ndërprerjet e karrierës, periudhat jashtë tregut të punës për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve apo familjes.

Me fjalë të tjera, pabarazitë që krijohen gjatë gjithë jetës profesionale grumbullohen dhe reflektohen në mënyrë shumë më të fortë në momentin e pensionimit.

Edhe Ariane Agunsoye nga Goldsmiths, University of London, thekson se pensioni është rezultat i dekadave të tëra të pabarazive.

“Diferencat, sado të vogla në paga, orët e punës, ndërprerjet e karrierës, përgjegjësitë familjare apo kursimet për pension, shtohen vit pas viti dhe bëhen më të dukshme pikërisht në moshën e pensionit,” shpjegon ajo.

Estonia dhe Luksemburgu janë dy ekstremet e Evropës

Në vitin 2024, hendeku gjinor në paga në Evropë varionte nga -0.8% në Luksemburg, ku gratë fitonin mesatarisht pak më shumë se burrat, deri në 18.8% në Estoni.

Megjithatë, panorama ndryshon plotësisht kur bëhet fjalë për pensionet.

Hendeku gjinor në pensione luhatet nga vetëm 5.6% në Estoni deri në 38.2% në Maltë.

Mbi 30% është edhe në:

Ndër pesë ekonomitë më të mëdha të Evropës, të gjitha regjistrojnë një hendek pensionesh mbi mesataren e BE-së, Mbretëria e Bashkuar – 37%, Spanja – 29.2%, Italia – 28.6%, Franca – 27.2% dhe Gjermania – 25.8%.

Roli i kujdesit familjar dhe punës me kohë të pjesshme
Sipas profesoreshës Iris Kesternich nga Universiteti i Hamburgut, ekzistojnë tre arsye kryesore që ushqejnë hendekun në pensione. Ato janw diferencat në paga, fakti që gratë punojnë shumë më shpesh me kohë të pjesshme, ndërprerjet e karrierës pas lindjes së fëmijëve, të cilat reduktojnë vitet e kontributeve.

Ndërkohë, profesori Liam Foster nga Universiteti i Sheffield-it kujton se sistemi i pensioneve funksionon mbi bazën e akumulimit afatgjatë. Edhe një diferencë e vogël në kontributet e paguara në moshën 20 apo 30-vjeçare zmadhohet ndjeshëm deri në momentin e daljes në pension.

Katër vende përmbysin prirjen

Vetëm katër vende evropiane kanë arritur që hendeku në pensione të jetë më i vogël sesa ai në paga: Estonia, Sllovakia, Çekia, dhe Hungaria.

Ekspertët e lidhin këtë me trashëgiminë e vendeve të Evropës Lindore, ku gratë tradicionalisht janë rikthyer më shpejt në tregun e punës pas lindjes së fëmijëve, duke ruajtur vazhdimësinë e kontributeve për pension.

Pabarazia vazhdon edhe pas daljes në pension

Një tjetër ekspert, Gabriele Mari nga Universiteti Erasmus i Roterdamit, thekson se barra disproporcionale e kujdesit për fëmijët dhe familjarët vazhdon të bjerë kryesisht mbi gratë.

Si pasojë, ato kalojnë më shumë periudha jashtë punës ose punojnë në profesione me paga më të ulëta apo me kohë të pjesshme. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e pensioneve që ato marrin në fund të karrierës.

Në përfundim, ekspertët vlerësojnë se hendeku gjinor në pensione është një pasqyrë e pabarazive të akumuluara gjatë gjithë jetës profesionale. Për këtë arsye, reduktimi i diferencës në paga nuk mjafton.

Politikat për kujdesin ndaj fëmijëve, ndarja më e barabartë e përgjegjësive familjare dhe pjesëmarrja më e madhe e grave në tregun e punës me kohë të plotë konsiderohen vendimtare për të ngushtuar këtë hendek në brezat e ardhshëm./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
evropë gjinor hendeku paga
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania

09:53 - Korrik 6, 2026

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

12:52 - Korrik 5, 2026

BMW të paautorizuara: Si po ndërtohen makina luksoze nga pjesë të mbetura në Rusi

12:51 - Korrik 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

gazetar_214:40 - Korrik 6, 20260

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar kuotat e përgjithshme të kredive…

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026

“Dyfisho biznesin tënd”, Rama premton kredi dhe garanci për sipërmarrjet

12:36 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:40 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

13:27 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:05 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Rekord i ri negativ për euron: Zbret në 93.88 lekë

13:05 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter