Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vera po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme: Energjia për ftohjen e banesave në BE u dyfishua në vetëm gjashtë vjet

13:23 - Korrik 8, 2026

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

13:18 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

22% e familjeve shqiptare që kanë një hua shpenzojnë mbi 30% të të ardhurave për këstin e kredisë

06:03 - Korrik 8, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Familjet shqiptare që kanë marrë hua po përballen me një barrë më të lartë financiare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesa e huasë po zë një pjesë më të madhe të të ardhurave mujore për një pjesë në rritje të familjeve huamarrëse, ndërsa vlerësimet për aftësinë paguese janë përkeqësuar.

Sipas Vrojtimit mbi Gjendjen Financiare dhe Huamarrjen e Familjeve për gjashtëmujorin e dytë 2025, rreth 78% e familjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore. Brenda këtij grupi, 36% thonë se pagesa e huasë zë deri në 10% të të ardhurave, ndërsa 43% deklarojnë se ajo zë 10-30% të të ardhurave mujore.

Por kjo peshë është në rënie. Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, pjesa e familjeve ku huaja zë më pak se 30% të të ardhurave ka rënë me 5 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me një vit më parë ka rënë me 6 pikë përqindje. Kjo tregon se një pjesë e familjeve po kalojnë drejt niveleve më të larta të ngarkesës nga borxhi.

Nga ana tjetër, rreth 22% e familjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë tejkalon 30% të të ardhurave mujore. Konkretisht, 16% e familjeve thonë se pagesa e huasë zë 31-50% të të ardhurave, 2% deklarojnë nivelin 51-70%, ndërsa 4% thonë se pagesa e huasë u merr mbi 70% të të ardhurave mujore. Kjo kategori është rritur me 5 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ndryshimi i kësaj shpërndarjeje tregon për rritje të ngarkesës së huasë ndaj të ardhurave gjatë periudhës. Me fjalë të tjera, edhe pse shumica e familjeve huamarrëse vijojnë të jenë në një nivel relativisht më të përballueshëm të pagesës së borxhit, pesha e atyre që paguajnë një pjesë të lartë të të ardhurave për hua është rritur.

Kjo prirje reflektohet edhe në mënyrën se si familjet e perceptojnë aftësinë e tyre për të paguar detyrimet. Rreth 57% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë gjashtëmujorit të dytë 2025. Por pjesa tjetër e përgjigjeve anon qartë nga përkeqësimi: 31% kanë deklaruar përkeqësim të aftësisë paguese dhe vetëm 11% kanë raportuar përmirësim.

Në të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë evidenton se rreth 79% e familjeve huamarrëse deklarojnë se kësti i huasë ka mbetur i pandryshuar gjatë periudhës. Megjithatë, balanca neto mes familjeve që kanë raportuar rritje të këstit dhe atyre që kanë raportuar ulje të tij ka rezultuar +7.3 pikë përqindje, duke reflektuar rritjen e kostove të financimit në vend.

Të dhënat tregojnë se barra e borxhit nuk është rritur për të gjitha familjet në të njëjtën mënyrë, por grupi i familjeve ku pagesa e huasë zë më shumë se 30% të të ardhurave është zgjeruar. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aftesine barra familjet të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

13:18 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

gazetar_113:18 - Korrik 8, 20260

Procesi i aplikimit për kompensimin e fermerëve në masën 10% të vlerës së autofaturave ka…

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

11:52 - Korrik 8, 2026

Lufta kundër krimit të organizuar do të kushtojë 403 milionë euro, mungojnë 32 milionë euro financim

10:29 - Korrik 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:18 - Korrik 8, 2026

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

12:12 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

11:52 - Korrik 8, 2026

Pesë ekonomitë evropiane që pritet të rriten mbi dy herë më shpejt se eurozona, ja ku pozicionohet Shqipëria

Vera po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme: Energjia për ftohjen e banesave në BE u dyfishua në vetëm gjashtë vjet

13:23 - Korrik 8, 2026

258 aplikime në tetë ditë, çfarë tregojnë shifrat për skemën e kompensimit të fermerëve?

13:18 - Korrik 8, 2026

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

12:12 - Korrik 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter