Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

”SiViaggia”: Një kështjellë mbi ujë, kalaja e Ali Pashës simbol i historisë shqiptare

10:15 - Korrik 17, 2026

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026

Shoqëria Evropiane, çfarë do të sjellë forma e re për kompanitë shqiptare

08:07 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

71% e bizneseve që kanë marrë kredi, kanë lënë kolateral një pronë

06:01 - Korrik 17, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pasuritë e paluajtshme vijojnë të jenë forma kryesore e garancisë që bizneset në Shqipëri vendosin për të marrë hua. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e ndërmarrjeve tregon se kreditimi i bizneseve mbetet i lidhur fort me kolateralin tradicional, kryesisht me prona.

Sipas vrojtimit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, 67% e ndërmarrjeve të vogla, 68% e ndërmarrjeve të mesme dhe 78% e ndërmarrjeve të mëdha deklarojnë se huaja e marrë është e kolateralizuar vetëm me pasuri të paluajtshme. Pra, mesatarisht 71% e bizneseve kanë lënë kolateral një pronë. Pjesa tjetër e ndërmarrjeve kanë përdorur forma të tjera garancie, si mjete financiare, dorëzani, garanci të tjera apo kombinime të disa formave të kolateralizimit.

Të dhënat tregojnë se varësia nga pasuritë e paluajtshme si garanci është më e lartë te ndërmarrjet e mëdha. Gati 8 në 10 ndërmarrje të mëdha që kanë marrë hua deklarojnë se kredia e tyre është e mbuluar vetëm me pasuri të paluajtshme. Kjo tregon se, edhe për bizneset më të mëdha, prona mbetet instrumenti kryesor për të siguruar financim nga institucionet financiare.

Ndërkohë, huatë pa kolateral mbeten më të përhapura te bizneset e vogla, por gjithsesi në nivele të kufizuara. Rreth 18% e ndërmarrjeve të vogla deklarojnë se huaja e marrë është e pakolateralizuar. Kjo peshë zbret në 14% te ndërmarrjet e mesme dhe në 10% te ndërmarrjet e mëdha.

Në krahasim me periudhën e mëparshme, pesha e ndërmarrjeve me hua të pakolateralizuar ka rënë me 1 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me 2 pikë përqindje në terma vjetorë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rënie ka ardhur nga të tri grupet e ndërmarrjeve.

Në të njëjtën kohë, është rritur pesha e ndërmarrjeve që kanë hua të kolateralizuar vetëm me pasuri të paluajtshme. Rritja është 2 pikë përqindje, si krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, ashtu edhe me një vit më parë. Kjo prirje është ndikuar kryesisht nga ndërmarrjet e mëdha, ku pesha e huave të garantuara vetëm me pasuri të paluajtshme është rritur me 6 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me 2 pikë përqindje në terma vjetorë.

Nga të dhënat rezulton se rreth 40% e totalit të ndërmarrjeve deklarojnë se vlera e kolateralit e mbulon plotësisht, madje e tejkalon, vlerën e huasë ekzistuese. Kjo peshë është 37% te ndërmarrjet e vogla, 35% te ndërmarrjet e mesme dhe 42% te ndërmarrjet e mëdha.

Nga ana tjetër, për 44% të ndërmarrjeve, vlera e kolateralit nuk mbulon më shumë se gjysmën e vlerës së huasë. Ky tregues është më i lartë te ndërmarrjet e vogla, ku arrin në 51%. Te ndërmarrjet e mesme është 46%, ndërsa te ndërmarrjet e mëdha 42%.

Banka e Shqipërisë vlerëson se indeksi i mbulimit të huasë me kolateral për totalin e ndërmarrjeve ka rezultuar 0.57 në gjashtëmujorin e dytë 2025. Për ndërmarrjet e vogla ky indeks është 0.55, për të mesmet 0.54 dhe për ndërmarrjet e mëdha 0.58. Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, indeksi është rritur, por mbetet më i ulët se një vit më parë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset huamarrja kolaterali mbulimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026

UNICEF: Shqipëria ende pa pagesë për fëmijët, 40.5% e popullsisë në rrezik varfërie ose përjashtimi

06:04 - Korrik 17, 2026

Tregtia e mallrave në Shqipëri u rrit me 58% në 5 vite, por përsëri është ndër më të voglat në rajon

06:00 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

gazetar_210:10 - Korrik 17, 20260

Nga Mirilda Tili Industria shqiptare e përpunimit të qumështit e mbylli vitin 2025 me një…

UNICEF: Shqipëria ende pa pagesë për fëmijët, 40.5% e popullsisë në rrezik varfërie ose përjashtimi

06:04 - Korrik 17, 2026

71% e bizneseve që kanë marrë kredi, kanë lënë kolateral një pronë

06:01 - Korrik 17, 2026

Tregtia e mallrave në Shqipëri u rrit me 58% në 5 vite, por përsëri është ndër më të voglat në rajon

06:00 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:10 - Korrik 17, 2026

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

06:04 - Korrik 17, 2026

UNICEF: Shqipëria ende pa pagesë për fëmijët, 40.5% e popullsisë në rrezik varfërie ose përjashtimi

06:01 - Korrik 17, 2026

71% e bizneseve që kanë marrë kredi, kanë lënë kolateral një pronë

”SiViaggia”: Një kështjellë mbi ujë, kalaja e Ali Pashës simbol i historisë shqiptare

10:15 - Korrik 17, 2026

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026

Shoqëria Evropiane, çfarë do të sjellë forma e re për kompanitë shqiptare

08:07 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter