Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: 1,917 aplikime këtë vit për start-upet ndaj dyfishuam fondin në 6 milionë euro

14:26 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Austriaku Hannes Takacs emërohet drejtues i BERZH për Shqipërinë

12:05 - Korrik 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka emëruar Hannes Takacs si drejtuesin e ri të zyrës së saj në Shqipëri. Ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2026 dhe do të jetë i vendosur në Tiranë.

Takacs zëvendëson Ekaterina Solovovën, e cila ka drejtuar zyrën e BERZH në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Duke nisur nga 1 shtatori, Solovova do të marrë drejtimin e zyrës së BERZH në Mal të Zi.

Hannes Takacs iu bashkua BERZH-it në vitin 2014, pas më shumë se dy dekadash përvojë ndërkombëtare në financat korporative, tregjet e kapitalit dhe bankingun e investimeve. Para se të bëhej pjesë e bankës, ai ishte Drejtor Menaxhues i CAPMEX, një kompani konsulence në tregjet e kapitalit dhe financat korporative që operon në mbi 50 vende të botës.

Në BERZH, ai fillimisht punoi në ekipin për Zhvillimin e Monedhës Vendase dhe Tregjeve të Kapitalit në Londër, ku drejtoi projekte për zhvillimin e tregjeve të aksioneve dhe kapitalit në rajone të ndryshme.

Në vitin 2020, Takacs u emërua drejtues i BERZH për Mongolinë, ku mbikëqyri një periudhë zgjerimi të konsiderueshëm të aktivitetit të bankës në atë vend.

Së fundmi, ai ka shërbyer si këshilltar i Zëvendëspresidentit të Parë të BERZH, Greg Guyett.

Emërimi i Takacs vjen në një periudhë kur BERZH mbetet një nga institucionet financiare ndërkombëtare më aktive në Shqipëri, duke financuar projekte strategjike në energji, infrastrukturë, sektorin privat, sistemin financiar dhe tranzicionin e gjelbër.

Ekofin Media
Ekofin Media
Austriaku berzh Hannes Takacs shqiperine
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

gazetar_114:42 - Korrik 2, 20260

Shpenzimet e familjeve shqiptare po rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat, ndërsa…

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:47 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: Synojmë që pensioni mesatar të arrijë 400 euro në vitin 2029

09:44 - Korrik 2, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:42 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

11:10 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

09:47 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: 1,917 aplikime këtë vit për start-upet ndaj dyfishuam fondin në 6 milionë euro

14:26 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter