Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: 1,917 aplikime këtë vit për start-upet ndaj dyfishuam fondin në 6 milionë euro

14:26 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sasia e mbetjeve të ngurta urbane të menaxhuara në Shqipëri ka vijuar të rritet edhe gjatë vitit 2025, duke reflektuar një konsum më të lartë dhe shtim të mbetjeve të prodhuara për banor. Megjithatë, ritmi i riciklimit mbetet i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfill vijon të dominojë si forma kryesore e trajtimit të mbetjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2025 u menaxhuan gjithsej 900.8 mijë tonë mbetje, ose 4.5% më shumë krahasuar me vitin 2024, kur kjo sasi ishte 862.2 mijë tonë. Në të njëjtën kohë, sasia mesatare e mbetjeve të gjeneruara për banor arriti në 383 kilogramë në vit, 23 kilogramë më shumë se një vit më parë dhe 32 kilogramë më shumë se në vitin 2023.

Rritja e mbetjeve lidhet si me zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe konsumit, ashtu edhe me rritjen e mbulimit të shërbimit të grumbullimit të mbetjeve. Në vitin 2025, 90.3% e popullsisë ishte e mbuluar nga ky shërbim, duke lënë jashtë sistemit vetëm një pjesë të vogël të banorëve, kryesisht në zona më të largëta.

Megjithatë, sfida më e madhe mbetet mënyra e trajtimit të mbetjeve. Plot 77% e tyre përfunduan në landfill, ndërsa vetëm 18% u ricikluan. Ky raport mbetet pothuajse i pandryshuar krahasuar me vitin 2024, duke treguar se Shqipëria ende nuk ka arritur të rrisë ndjeshëm shkallën e rikuperimit të materialeve dhe të reduktojë varësinë nga depozitimi.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se mbetjet urbane përbëjnë pjesën më të madhe të mbetjeve të menaxhuara. Në vitin 2025, ato arritën në 341 kilogramë për banor në vit, ndërsa mbetjet jo-urbane u rritën në 42 kilogramë për banor, nga 38 kilogramë një vit më parë.

Screenshot

Për ekonominë, këto tregues nënvizojnë nevojën për investime më të mëdha në ekonominë qarkulluese, ndarjen në burim të mbetjeve dhe zgjerimin e kapaciteteve të riciklimit. Ndërsa sasia e mbetjeve vazhdon të rritet vit pas viti, mungesa e progresit në normën e riciklimit tregon se potenciali ekonomik i materialeve të ripërdorshme mbetet ende i pashfrytëzuar.

Statistikat e INSTAT mbështeten në raportimet elektronike të të gjitha bashkive të vendit dhe janë hartuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian për statistikat e mbetjeve, duke mundësuar krahasueshmëri me vendet e tjera evropiane.

Ekofin Media
Ekofin Media
instat mbetjet ngurta të dhënat urbane
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Austriaku Hannes Takacs emërohet drejtues i BERZH për Shqipërinë

12:05 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:47 - Korrik 2, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

gazetar_114:42 - Korrik 2, 20260

Shpenzimet e familjeve shqiptare po rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat, ndërsa…

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:47 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: Synojmë që pensioni mesatar të arrijë 400 euro në vitin 2029

09:44 - Korrik 2, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:42 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

11:10 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

09:47 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: 1,917 aplikime këtë vit për start-upet ndaj dyfishuam fondin në 6 milionë euro

14:26 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter