Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Synojmë që pensioni mesatar të arrijë 400 euro në vitin 2029

09:44 - Korrik 2, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur një objektiv për politikën e pensioneve, duke synuar që deri në fund të mandatit, në vitin 2029, pensioni mesatar për qytetarët me vite të plota pune të arrijë në 400 euro. Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi me pensionistët, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Sipas Ibrahimajt, rritja ekonomike e viteve të fundit ka krijuar hapësirat fiskale për të rritur mbështetjen ndaj pensionistëve dhe për ta kthyer përmirësimin e treguesve ekonomikë në përfitime konkrete për qytetarët.

Ministrja tha se synimi i qeverisë është që rritja ekonomike të mos mbetet vetëm një tregues statistikor, por të reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të pensionistëve. Përveç objektivit prej 400 eurosh për pensionin mesatar të personave me karrierë të plotë pune, qeveria synon që pensioni mesatar për ata me vite të pjesshme sigurimi të arrijë në 220 euro.

Ibrahimaj theksoi se skema e mbështetjes nuk do të mbështetet vetëm te indeksimi vjetor i pensioneve, por edhe te politika e bonuseve mujore, e cila është bërë tashmë pjesë e përhershme e paketës sociale. Sipas saj, fondi për bonuset mujore gjatë vitit 2026 arrin në 10.4 miliardë lekë.

Njëkohësisht ka nisur edhe shpërndarja e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh për mbi 777 mijë pensionistë dhe përfitues të skemave të veçanta, me një fond prej 3.9 miliardë lekësh.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, së bashku me efektin e indeksimit të pensioneve dhe bonuset, mbështetja shtesë për pensionistët gjatë vitit 2026 arrin në rreth 17 miliardë lekë, ose rreth 170 milionë euro. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj mesatar ministrja pensioni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: 1,917 aplikime këtë vit për start-upet ndaj dyfishuam fondin në 6 milionë euro

14:26 - Korrik 2, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

gazetar_115:13 - Korrik 2, 20260

Planet për një zonë të posaçme ekonomike në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, janë…

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:47 - Korrik 2, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:13 - Korrik 2, 2026

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

14:42 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

11:10 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

Presioni dhe protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

15:13 - Korrik 2, 2026

BSH, shpenzimet e familjeve u rritën më shumë se të ardhurat në 2025

14:42 - Korrik 2, 2026

Rama: Synojmë ta rrisim në 20 milionë euro mbështetjen për startup-et në vitin 2030

14:29 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter