Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve, plakje të popullsisë dhe debat të përsëritur për nevojën e politikave më të forta në mbështetje të familjeve.

Sipas të dhënave të Buxhetit Faktik 2025, shpenzimet për Bonusin e Lindjeve u realizuan në rreth 1.5 miliardë lekë. Kjo shumë përbën vetëm 65.9% të planit vjetor, si sipas buxhetit fillestar, ashtu edhe sipas buxhetit të ndryshuar me Aktin Normativ nr.11/2025.

Në fund të vitit, ky zë rezulton i realizuar 100% vetëm kundrejt planit përfundimtar, pas ndryshimeve dhe shpërndarjes së rezervave. Pra, realizimi i plotë është arritur pasi plani është përshtatur me nivelin faktik të kërkesave, ndërsa kundrejt parashikimit fillestar dhe atij të ndryshuar, fondet për bonusin e lindjeve mbetën ndjeshëm të parealizuara.

Krahasuar me vitin 2024, shpenzimet për bonusin e lindjeve ranë me 32.6%, ose me 718 milionë lekë më pak. Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, në vitin 2025 u shpërndanë 4 671 çeqe për bonusin e bebes, me fond rreth 1.48 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 ishin shpërndarë 6 565 çeqe, me fond 2.2 miliardë lekë.

Kjo do të thotë se brenda një viti janë dhënë 1 894 bonuse më pak për lindjet, ose 28.9% më pak. Rënia e fondit është edhe më e fortë, me 717.6 milionë lekë më pak sipas të dhënave operative të skemës, në të njëjtën linjë me shifrën e Buxhetit Faktik 2025.

Bonusi i bebes është një pagesë e menjëhershme që jepet pas lindjes së fëmijës. Skema aktuale parashikon 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe fëmijët e tjerë në vijim. Por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se, në praktikë, rënia e lindjeve po reflektohet drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve për këtë program.

Pikërisht për shkak të përkeqësimit të treguesve demografikë, qeveria kishte paralajmëruar ndryshimin e skemës. Gjatë vitit 2025 u prezantua ideja që nga 1 janari 2026 mbështetja të mos jepej më vetëm si një çek i menjëhershëm në maternitet, por si pagesë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës.

Skema e propozuar parashikonte 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë në muaj për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë në muaj për fëmijën e tretë e në vijim. Nëse do të zbatohej, mbështetja për fëmijën e parë do të arrinte në 300 mijë lekë për pesë vite, krahasuar me 40 mijë lekë që jepen sot një herë të vetme.

Megjithatë, edhe pse ka kaluar gjysma e vitit 2026 dhe së fundmi u ndryshua edhe buxheti me Akt Normativ, skema e re mujore nuk është vënë ende në funksion dhe nuk ka asnjë qëndrim apo deklarate të zyrtarëve të qeverisë se kur mund të aplikohet. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bebes bonusi buxheti fondi plakja rënia skema
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

gazetar_206:04 - Korrik 2, 20260

Në një kohë kur sistemi shëndetësor vijon të përballet me mungesë kapacitetesh, nevoja për rikonstruksione,…

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 2, 2026

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:03 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

05:58 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter