Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dhoma Amerikane e Tregtisë (Amcham) dhe Revista Monitor organizuan këtë të martë konferencën “Si po ecën ekonomia – Analiza e treguesve dhe perspektiva e biznesit.”

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, kryeredaktorja e “Monitor” Ornela Liperi, anëtarë të dhomës, ekspertë, etj.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Neritan Mullaj tha se “Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane (AmCham) për vitin 2025, i sapopublikuar, ka shënuar një rënie të fortë në raport me vitin e mëparshëm, ku ndikimin kryesor e ka dhënë klima e brendshme politike, infrastruktura, performanca e ekonomisë, burokracia e qeverisë dhe korrupsioni. Sipas të dhënave të publikimit, Indeksi i Biznesit të AmCham për vitin 2025 arriti në 40,34 pikë nga 100 të mundshme, duke shënuar një rënie prej 6,13 pikësh krahasuar me vlerën 46,47 që ishte në vitin 2024″.

“Treguesit sinjalizojnë një përkeqësim sistemik të integritetit të tregut në Shqipëri, me disa prej komponentëve kyç që kanë shënuar rënien më të fortë krahasuar me vitin 2024. Ndër treguesit më problematikë rezultojnë klima e brendshme politike, infrastruktura dhe perceptimi i korrupsionit, të cilët kanë regjistruar nivelet më të ulëta në 14 vitet e publikimit të këtij vlerësimi. Përqendrimi i një numri kaq të madh treguesish në trajektore negative sugjeron se dobësimi nuk është i izoluar, por prek disa dimensione themelore të mjedisit të biznesit”, tha Mullaj.

Sipas të dhënave, shtoi Mullaj, kjo prirje përbën një sinjal alarmi për institucionet, komunitetin e biznesit dhe të gjitha palët e interesuara për konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve në vend.

“Treguesi i informalitetit mbetet një nga shqetësimet kryesore për bizneset në Shqipëri. Sipas rezultateve të anketimit, 73% e të anketuarve e perceptojnë nivelin e informalitetit si të lartë ose shumë të lartë.”, nënvizoi Mullaj.

Në fjalën e saj kryeredaktorja e “Monitor”, Liperi tha se “edhe pas 30 viteve tranzicion, Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbështetet kaq shumë te ndërtimi”.

“Ky sektor nuk krijon vlerë të shtuar në ekonomi në afatin e gjatë, ndërsa po rezulton se ai ka shërbyer në një pjesë të madhe si një instrument për pastrimin e parave, siç po rezulton qartazi dhe nga aksionet e fundit të SPAK”, tha Liperi.

Sipas saj, në kontrast, industria në Shqipëri ka një kontribut më të ulët në ekonomi, në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe mesataren e Bashkimit Europian.

“Në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi, që është e orientuar më shumë nga shërbimet, ky kontribut është mbi 20%, ose gati dyfishin e Shqipërisë. Ndonëse pesha po vjen në rënie, Shqipëria vijon të mbetet vendi më bujqësor në Europë, me 18% të vlerës së shtuar bruto, nga 2% që është mesatarja e Bashkimit Europian dhe i dyti më i lartë pas nesh është Kosova (9,3%)”.

Liperi tha se një zhvillim pozitiv ka qenë rritja e kontributit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor, që ka arritur në 4,1% të prodhimit të brendshëm bruto (vlera e shtuar + taksat neto), duke u dyfishuar në pak vjet, një tregues direkt i ecurisë së mirë të turizmit.

Ajo shtoi se ky model ekonomik ka krijuar iluzionin se ekonomia po ecën mirë në aspektin makro, por përtej këtyre shifrave fshihet një model i paqëndrueshëm zhvillimi.

Ekofin Media
Ekofin Media
amcham digjitale indeksi infrastrukturë publike shërbimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

gazetar_115:00 - Qershor 23, 20260

Sektori bankar ka shënuar vitin më aktiv deri më sot në tregun e kapitalit, duke…

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

14:48 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

13:53 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter