Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas transportit dhe furrave të bukës, edhe sektori i turizmit shpreh sfidat për sa i përket detyrimit për vendosjen e terminaleve POS/POI në bizneset e shërbimeve. Detyrim ky që ka hyrë në fuqi që prej 1 qershorit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt reduktimit të përdorimit të parasë cash dhe zgjerimit të pagesave elektronike në ekonomi. Reforma ka nxjerrë në pah edhe një problem që prek drejtpërdrejt rreth 90 mijë punonjës të sektorit të turizmit dhe shërbimeve: mungesën e mundësisë për të marrë bakshishe përmes pagesave me kartë.

Teksa klientët shqiptarë dhe turistët po përdorin gjithnjë e më shumë kartat bankare për pagesat e tyre, personeli i restoranteve, bareve, hoteleve dhe bizneseve të tjera të shërbimit nuk mund të përfitojë aktualisht nga bakshishet elektronike, për shkak të mungesës së një mekanizmi të dedikuar në sistem.

Kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit ATA-HORECA, Zak Topuzi, thotë se çështja e bakshishit elektronik është në fazën e fundit të zgjidhjes.

“Qeveria ka një plan ambicioz për reduktimin e pagesave cash në sektorin e shërbimeve. Por ekziston një problem praktik për rreth 90 mijë punonjësit e turizmit: sot ata nuk mund të përfitojnë TIP-in përmes pagesave me kartë, për shkak se nevojitet një përshtatje në sistemin ‘Self Care’ të Tatimeve”, shprehet Topuzi.

Sipas tij, në kushtet kur pagesat elektronike po bëhen normë, mungesa e opsionit për bakshishin elektronik krijon një hendek mes praktikës shqiptare dhe asaj që zbatohet në vendet e zhvilluara turistike.

“Në shumicën e vendeve të botës, fatura elektronike përmban opsionin ‘TIP’, i cili nuk është i detyrueshëm, por i jep mundësi klientit të shpërblejë personelin e shërbimit sipas dëshirës, pa u përfshirë në xhiron e biznesit”, thekson ai.

Përfaqësuesit e industrisë argumentojnë se bakshishi nuk është thjesht një pagesë shtesë, por një element i rëndësishëm motivues për punonjësit e sektorit të shërbimeve, të cilët janë përballur prej vitesh me paga të kufizuara dhe me mungesë të fuqisë punëtore.

Përvoja ndërkombëtare ofron modele të suksesshme. Në Kroaci, për shembull, punonjësit e sektorit mund të përfitojnë deri në 3,600 euro në vit nga bakshishet pa iu nënshtruar tatimit, duke krijuar një stimul shtesë për punësimin dhe qëndrueshmërinë në profesion.

Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA-HORECA ka zhvilluar një sërë takimesh me institucionet përgjegjëse për të mundësuar zbatimin e bakshishit elektronik edhe në Shqipëri. Sipas Topuzit, bankat kryesore që operojnë në vend e kanë tashmë gati sistemin operacional, ndërsa zgjidhja pritet të finalizohet pas përshtatjeve të nevojshme në sistemet tatimore.

Ndërsa bizneset po përshtaten me detyrimin e ri për pranimin e pagesave me kartë, sektori i turizmit kërkon që dixhitalizimi të shoqërohet edhe me mundësinë që punonjësit të mos humbasin një burim të rëndësishëm të ardhurash. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bakshishin pagesë POS/POI sektori zak topuzi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

gazetar_110:10 - Qershor 19, 20260

Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina…

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:10 - Qershor 19, 2026

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

09:59 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

07:44 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter