Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:11 - Qershor 17, 2026

Nafta bie në nivelin më të ulët të tre muajve të fundit

12:09 - Qershor 17, 2026

Inflacioni sipas Eurostat arrin në 3.3% në maj, Shqipëria në nivelin mesatar të Bashkimit Europian

12:06 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Eventet e mëdha futbollistike, si Kampionatet Botërore, si ngjarje që ndodhin një herë në katër vjet, janë mundësi e artë për bizneset për të stimuluar rritjen e konsumit dhe zgjeruar fitimet.

Por ajo që vitet e tjera ishte konsideruar si një periudhë e artë për bizneset e lidhura me sportin, këtë verë po rezulton zhgënjyese. Botërori, i cili pritej të rriste ndjeshëm frekuentimin e lokaleve dhe bareve, deri tani nuk ka prodhuar efektin ekonomik që operatorët e tregut kishin parashikuar.

Ekofin.al realizon një vëzhgim në mbyllje të javës së parë të kampionatit, ku sipas disa menaxherëve të lokaleve në zonat më të frekuentuara, si ish-Blloku apo zona e stadiumit, ky kampionat po konsiderohet ndër më të dobëtit e viteve të fundit, jo domosdoshmërisht për cilësinë e ndeshjeve, por për mungesën e atmosferës dhe nivelin e ulët të konsumit.

“Nuk ka pasur ndikimin që zakonisht sjell një aktivitet i madh futbollistik. Madje, deri tani është më i dobëti që kemi parë për sa i përket shpenzimeve të tifozëve në lokale”, shprehet një nga menaxherët e një lokali në ish-Bllok.

Bizneset thonë se pritshmëritë për muajt qershor dhe korrik ishin të larta. Në shumë raste, operatorët kishin parashikuar rritje të ndjeshme të xhiros, duke u bazuar në eksperiencat e kampionateve të mëparshme.

Megjithatë, realiteti ka rezultuar krejt ndryshe.

Sipas tyre, një nga faktorët që mund të ketë ndikuar është ndryshimi i orës që ka sjellë jo pak konfuzion. Protestat e përditshme, që zgjasin deri në orët e mbrëmjes, kanë reduktuar praninë e qytetarëve në lokale. Po ashtu, aktorët e tregut nënvizojnë se fuqia blerëse e qytetarëve është dobësuar.

“Të ndjekësh ndeshjet në lokal, të konsumosh pije alkoolike apo edhe diçka për të ngrënë, kërkon shpenzime shtesë. Në kushtet aktuale, jo të gjithë e kanë mundësinë ta përballojnë këtë lloj konsumi”, vlerëson një punonjës i njërit nga lokalet në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Një tjetër element që sipas operatorëve ka ndikuar është edhe vetë organizimi i turneut. Ndryshe nga kampionatet e zhvilluara në Evropë, ku atmosfera krijohej edhe nga lëvizjet e tifozëve dhe afërsia gjeografike, këtë herë interesi perceptohet më i ulët.

“Katër vite më parë atmosfera ishte krejt tjetër. Mjafton të kujtojmë periudhën e Botërorit të Katarit, kur zona e Bllokut ishte plot deri në orët e para të mëngjesit. Njerëzit rrinin deri në 2 apo 3 të natës për të ndjekur ndeshjet. Këtë herë nuk po shihet i njëjti entuziazëm”, tregojnë përfaqësues të biznesit.

Megjithatë, operatorët nuk e konsiderojnë ende të mbyllur bilancin e turneut. Ata theksojnë se kampionati ka ende ndeshje për t’u zhvilluar dhe fazat më interesante nuk kanë nisur ende.

“Është ende herët për një gjykim përfundimtar. Kur të fillojnë përballjet mes ekipeve më të forta, mund të ketë më shumë interes, më shumë klientë në lokale dhe më shumë aktivitet në bastet sportive. Deri tani kanë dominuar ndeshje që nuk zgjojnë shumë kuriozitet te publiku”, shprehen ata.

Për momentin, sinjalet që vijnë nga tregu tregojnë se Botërori ka nisur nën pritshmëri. Nëse fazat vendimtare do të arrijnë të rikthejnë atmosferën dhe konsumin e viteve të mëparshme, mbetet për t’u parë në javët që vijnë. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
Botërori ekonomi fitime lokale ndeshje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:11 - Qershor 17, 2026

Inflacioni sipas Eurostat arrin në 3.3% në maj, Shqipëria në nivelin mesatar të Bashkimit Europian

12:06 - Qershor 17, 2026

Gati krijimi i Këshillit Fiskal, institucioni i ri që do të monitorojë politikat fiskale dhe buxhetore

12:01 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

gazetar_112:11 - Qershor 17, 20260

Ndërsa Bashkimi Europian po shënon përmirësim të standardeve të jetesës dhe ulje të rrezikut të…

Inflacioni sipas Eurostat arrin në 3.3% në maj, Shqipëria në nivelin mesatar të Bashkimit Europian

12:06 - Qershor 17, 2026

Gati krijimi i Këshillit Fiskal, institucioni i ri që do të monitorojë politikat fiskale dhe buxhetore

12:01 - Qershor 17, 2026

Eksportet rikthehen në rritje, por hendeku tregtar thellohet. Importet arrijnë 81 miliardë lekë në maj

11:27 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:11 - Qershor 17, 2026

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:06 - Qershor 17, 2026

Inflacioni sipas Eurostat arrin në 3.3% në maj, Shqipëria në nivelin mesatar të Bashkimit Europian

12:01 - Qershor 17, 2026

Gati krijimi i Këshillit Fiskal, institucioni i ri që do të monitorojë politikat fiskale dhe buxhetore

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:11 - Qershor 17, 2026

Nafta bie në nivelin më të ulët të tre muajve të fundit

12:09 - Qershor 17, 2026

Inflacioni sipas Eurostat arrin në 3.3% në maj, Shqipëria në nivelin mesatar të Bashkimit Europian

12:06 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter